Shëndeti dentar në shkolla/ Prezantohen 2 njësitë e lëvizshme për zonat rurale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy njësi të lëvizshme të shërbimit dentar do të jenë tashmë në dispozicion të zonave rurale, për të rritur aksesin në shërbimin dentar për fëmijët e shkollave.

Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të tyre, tha se dy njësitë do kenë edhe stomatologët, infermierët, teknikët të cilët do të kujdesen për shendetin oral të fëmijëve në zonat e thella.

“Tashmë ne vijmë me një stad të ri të investimeve përsa i përket programit të dentistrisë për fëmijët në shkolla dhe janë pikërisht këto dy njësi të lëvishme të kujdesit dentar që do të mundësojnë që jo vetëm të kemi një kujdes dentar për fëmijët në zonat urbane, por edhe në zonat e thella, nëpërmjet njësive të lëvizshme, të cilët do të kenë edhe stomatologët, infermierët, teknikët të cilët do të kujdesen për shendetin oral të fëmijëve në zonat e thella”,- tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja Manastirliu shtoi se njësitë e lëvizshme dentare do të jenë edhe në të gjithë vendin, e kjo sipas një kalendari të caktuar.

“Në bashkëpunim me Klinikën Stomatologjike Universitare, që do të menaxhojë njësitë e lëvizshme, së bashku me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, Operatorin e Kujdesit Shëndeëtsor, do  kemi një plan të detajuar për të mundësuar që fëmijët e zonave rurale në shkolla të mundet të edukohen në radhë të parë për kujdesin oral dhe depistohen për problematika të ndryshme të shëndetit oral, gjithashtu të munden edhe të trajtohen në këto njësi të lëvizshme”, – bëri me dije Manastirliu.

Ministrja Manastirliu, së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, dhe përfaqësues të strukturave shëndetësore morën pjesë në aktivitetin për prezantimin e dy njësive të lëvizshme të dentistrisë.

Lexo edhe :  Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Huber, e konsideroi një investim të rëndësishme për kujdesit dentar të fëmijëve në zonat rurale.

“Jam shumë e lumtur te jem me ju sot në inaugurimin e dy njësive të lëvizshme të kujdesit dentar për fëmijët e moshave shkollore të financuara nga Ambasada e Zvicrës.  Dy njësitë e lëvizshme plotësojnë investimin e qeverisë shqiptare në ofrimin e këtij shërbimi për fëmijët të cilët jetojnë në zonat rurale”,- tha Huber.

Njësitë e lëvizshme të dentistrisë janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe do të shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale. Përgjatë viti 2021-2022 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar me 19 njësi të reja dentare, ku 10 prej tyre u instaluan në Tiranë dhe të tjerat në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Edhe këtë vit, MSHMS do të vijojë investimet në shkolla për të zgjeruar bazën e njësive dentare me unite të reja në të gjithë Shqipërinë.

 

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV