VIDEO/ 15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari dhe UÇK mbulon Times Square

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikes për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Për nder të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosoves ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square New York.

Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falenderon SHBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.

Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe. Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falenderimi për Ameriken që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë.

“Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva.

Të fundit

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer...

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht,...

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11...

Lufta në Ukrainë, Trump paralajmëron Putinin: Do flasim pas disa ditësh

Presidenti amerikan Donald Trump i lëshoi ​​një paralajmërim të ri Presidentit rus Vladimir Putin, duke deklaruar se Uashingtoni është gati të reagojë nëse vendimet e...

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës...

Lajme të tjera

Web TV