Basha: Raporti i Dick Marty dhe McGonigal, baltë e hedhur mbi mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në një nga daljet e rralla publike ka komentuar akuzat e ngritura ndaj tij si për raportin e Dick Marty, ashtu edhe atë të McGonigal. Në një intervistë për “Report TV”, Basha është shprehur se gjithçka është baltë e hedhur nga segmente të caktuara të politikës për të dëmtuar kundërshtarin politik.

Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama. Basha foli në Report Tv në një prej daljeve të rralla pasi ai ka dorëzuar Partinë Demokratike. Basha foli në lidhje me akuzat që i janë bërë atij për raportin e Dick Marty me dosjen ‘McGonigal’. “Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.

Raporti i Dick Marty

Ai u shpreh se raporti i Dick Marty është hedhur poshtë pas hetimeve dhe në këto hetime është bërë e qartë se personazheve kryesorë që i është hedhur emri im kanë thënë që jo. “Shpifjen e fundit e ka hedhur poshtë vetë Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje. Janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra.  Unë nuk e përjetoj personalisht këtë çështje. Asgjë nga lojërat e vogla, meskine të autoktratëve të Ballkanit nuk më bën përshtypje. Pas kaq e kaq vitesh nga rënia e diktaturës disa figura kryesore nuk heqin dorë nga skemat e diktaturës, siç është edhe rasti i fundit që e ka marrë vesh e gjithë bota dhe çdo shqiptar”, tha ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Çështja e McGonigal

Ky është qëndrimi i parë i qartë i Lulzim Bashës për të gjithë diskutimin për dosjen e ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, pasi më parë kishte shkruar vetëm një postim në rrjetet sociale dhe duke mos dashur të japë asnjë mesazh të drejtpërdrejtë për gjithçka po vlon në politikën shqiptare tha vetëm se “E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”. Sipas opozitës, përfshirë Rithemelimin por edhe Alibeajn të cilit Basha i la partinë pas dorëheqjes, kanë sulmuar kryeministrin Rama se ka dhënë ryshfet në mënyrë që agjenti i FBI-së në hetim McGonigal të sajojë sipas demokratëve, historinë e lobimit rus, me qëllimin për të dëmtuar Partinë Demokratike. Në fakt, nga drejtësia amerikane, përveç thyerjes së sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus, ish-zyrtari i FBI po hetohet edhe për lekë të padeklaruara, të marra borxh nga miku i tij, biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit. Reagimi i Lulzim Bashës erdhi pasi Sali Berisha e quajti sërish “peng” dhe pretendoi se ka ‘kyçur gojën’ pasi e ka urdhëruar ambasadorja Yuri Kim.

Lexo edhe :  Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Open Balkan

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha foli edhe për Open Balkan duke thënë se drejtuesit e vendeve pjesëmarrëse në këtë marrëveshje, po e përdornin si mbivendosje për t’u shfajësuar nga problemet aktuale të shteteve që drejtojnë. “Është mbivendosje cila është gatuar për të justifikuar protagonizmin nacionalist dhe përdorimin e problemeve të pazgjidhura si një shfajësim apo si një kredo shtesë për këtë drejtues apo sunduesit aktualë siç u referohen disa raporte për të drejtat e njeriut.. Nuk ka asgjë të gabuar me parimin e heqjes së kufijve sepse në fund të fundit vetë anëtarësimi në BE këtë do thotë. Përtej propagandës dhe retorikës rruga për të ecur përpara është dhënia fund e pengmarrjes së çështjes Beograd-Prishtinë përmes përqafimit të planit franko-gjerman”, tha Basha.

Pavarësia e Kosovës

Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lulzim Basha thotë për Report Tv se asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e Kosovës. “Dekadën e fundit është humbur kohë e mundësi, për pëgjegjësinë e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kam lënë pa i vënë në pah, për të avancuar në disa aspekte të cilat ndihen në kontroll tonë, që do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë. E dimë që si rez i agresionit, spastrimit etnik, kemi mijëra shqiptarë të zhdukur, një prej fushatave më çnjerëzore kundër civilëve të pafajshëm, që u bë fakt përmes operacionit patkoi. Vlerësoj se me shpirtin e sakrificës që karakterizoi lëvizjen çlirimtare, Adem Jashari, një nga dy shtyllat e Kosovës së lirië. Me sakrificën e qindra mijëra bijave të Kosovës, me sakrificën e UÇK, tashmë vjen edhe një sakrificë tjetër, Thaci  e Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerë që edhe njëherë ju duhet të sakrifikojnë nga lira e tyre për tu përballu e më një proces që s’do mund të përbaltë luftën e drejtë të Kosovës”, tha Basha.

Të fundit

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV