Dilema e një portreti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli 

Ishin ca ditë të bukura maji të vitit që sapo kaloi kur dikush më foli për një djalë të talentuar, talenti i të cilit pluskonte në shumë forma te artit pamor. Duke qenë krejtësisht jashtë dijenive për këto konture që ky art pështjellon nuk i kushtova shume vëmendje edhe pse një miku im administratatori i një studioje botimesh kërkonte dizajner apo diçka te tille. Vetë isha koleksionist gravurash e sidomos grafikash të kopertinave të librave, të cilat i quaja si një art i vërtetë. Por ditët e bukura të majit kaluan dhe mbeti vetëm aroma e luleve të blirit që rrethonin shtëpinë botuese ku kisha ca muaj që punoja si një biblotekar i zakonshëm. Por ideja e atij djali të talentuar ashtu siç ma paraqiti ai miku im nuk po më linte të qetë. Mbas shumë kohësh u ndesha me emrin e tij por jo të vërtetin. Atë e thërrisin “Djali i Lisbonës”. I habitur por jo shumë e mendova se flitej për një të ri të universiteteve tona e për më tepër të artieve ku profesori A.H. durrsaku im i nderuar ishte po ai që fliste për një student të Lisbonës.

O tempora, o mores! 

Isha mëse koshient se elementë të fantazisë shpesh shkriheshin me ato të reales po kur profesor H. më foli për karakterin artistik të studentit të Lisbonos mua m’i rënthete misht. Po më dukej vetja si një viktimë e tregimve të mia që m’i drejtonte që nga larg Edgar Allan Poe…Gjithsesi edhe pse flitej për një djalë portugez pak e rëndësishme ishte, se Tirana dhe Durrësi me kozmopolitizmin e tyre mbanin vendin e parë për banim të të huajve në atdheun tim të dashur që e ka emrin Shqipëri.

Rasti e pruri një ditë kur në studio erdhi një djalë rreth njëzet e ca vjeç që i tha administratorit tonë se kërkonte punë si dizajner. Ishte një djalë me një kokë të bukur donikoqefale, me një fytyrë të profilit mesdhetar, flokë të zezë të prera më shkurt se sa sistemi i qethjes së ushtarëve amerikanë “Ballbox”. Sy të qeshur dhe një fytyrë disi e vrejtur, një fytyrë që ndoshta nuk shkonte me moshën e tij por…

Një rreth jo më falni, dy rrathë prej çeliku të temepruar dhe të nikeluar përshkonin pjesën e poshtme të veshit të djathtë nëse ne kemi përballë fytyrën e tij. Rrathë enigmatikë ashtu si vetë jeta e tij e Grafika te Albjon Lushit mëvonshme do të provonte se…

Ai djalë punonte aty te studio jonë ashtu si dhe vajzat e djemtë e tjerë që hynin e dilnin njeri më shumë e tjetri më pak, por ai djali me fytyrën e vrejtur ishte një lloj statuje e palëvizshme ku ekrani i kompjuterit dukej si gjymtyrë shtesë në trupin e tij. Kjo statujë vazhdonte e punonte dhe unë ashtu siç punoja me skedimin e librave në raftet e pafundëm të studios, një ditë vura re se si ai bëri kopertinën e librit të mikut tim Petraq Bubarit me titullin “ Kthim i mbrapshtë”.

Ishte një kopertinë që mua më hyri mirë në sy, dhe menjëherë i telefonova mikut tim, duke i thënë se kopertina ishte tejet moderne dhe se do ta fusja në koleksionin tim të fshehtë.

As që do t’i kushtoja vëmendje këtij grafisti po të mos të ishte emri “Djali i Lisbonës” që për çudinë time më kishte mbetur në mendje dhe që kisha filluar hetimet për gjithçka që lidhej me emrin Lisbonë.Në qoshe të bibliotekës gjeta dy libra me të njejtin titull “Njeriu nga Lisbona” por me autorë të ndryshëm e me subjekt të ndryshëm. Njeri amerikan, Thomas Gifford, shkrimtar i librave bestseller policor dhe i dyti francez Jean Graton, i njohur për librat me komikse. Dhe që të dy kishin lidhje me grafikën në subjektet e tyre. ShIkoja librat, kopertinat e tyre, dhe me bisht të syrit shikoja dhe djalin grafist që punonte i heshtur dhe tejet i përqëndruar mbi kompjuter.

Lexo edhe :  Rishikimi i Tingullit të Utopisë/ Muzikantët e persekutuar nga Stalini

Kisha telefonuar disa herë me profesor H. dhe me marifet e pyesja për “Djalin e Lisbonës” dhe ai më thonte se është djalë i zoti dhe ka përfunduar shumë mirë universitetin, madje ai më dërgoi dhe një fragment të shkëputur nga interneti ku ai djali kishte lënë një mesazh të cilin pak a shumë e përqëndronte në këto fjalë:

“Kolonia e Artit e vitit 2018 ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe shumë e vlefshme për formimin tim…Zakonisht i besoj vetes dhe pasionit tim.”

Albjon Lushi
Albjon Lushi

Sa më shumë informacion merrja aq më shumë më rritej kurreshtja për të njohur këtë portugez apo spanjoll, apo… Disa herë matesha ta pyesja këtë djalë të studios por ishte e pamundur se ai ashtu i preokupuar në punë, madje edhe kafenë e pinte pothuajse vetëm. Unë tërhiqesha në heshtjen time duke e harruar pak e nga pak “Djalin e Lisbonës”. Një lloj force automative më çonte të lexoja mbi artin në përgjithësi dhe diku lexova se piktori Paul Klee kishte thënë se arti nuk riprodhon atë që është e dukshme por e bën të dukshme atë që s’ekziton gjithmonë.” Më pëlqeu dhe ia tregova grafistit. Ai ngriti sytë dhe po më shihte si me çudi.

-Eshtë e vërtetë shumë, ja unë kam kohë që po e kërkoj atë që duket vetëm një herë.- dhe më ftoi për kafe.

Aty guxova dhe e pyeta pak me marifet nëse kishte dëgjuar për atë piktorin që e quanin “Djali i Lisbonës” dhe po ia lavdëroja i mbështetur në fjalët e profesorit H. Ai qeshi dhe tha si nëpër dhëmbë që nuk e njihte por ndoshta në të ardhmen mund të merrte vesh ndonjë gjë. Duke ditur shkëlqyeshëm anglishten ai më tregoi një artikull të gazetës së Tiranës ku kishte shkruar një analizë për piktorin bashkëkohor spanjoll që e kish përkthyer nga interneti ku e botoi për herë të parë. Unë si pa dashje po bëja një krahasim të padukshëm mes këtij djali që po më befasonte dhe “Djalit të Lisbonës”. Po më pëlqente personaliteti që i kishte krijuar vetes si dhe një lloj këmbëngulje jo normale për moshën e tij. Para meje, pasi kaluan dhe ca kohë tashmë qëndronte një piktor stoik që mendonte se gjërat bëhen të vështira kur i jep rëndësi asaj që mund të ndodhë.

Një ditë prej ditësh tek po kërkoja një libër, tek tavolina e djalit piktor pashë një kartolinë që vinte nga Portugalia- Universidade do Minho, Campus Azurem dhe i drejtohej këtij djali. Nuk po u besoj syve dhe nuk e bëra veten. As nuk guxova ta pyesja vetëm se shtëllungat e mjegullës filluan të peshojnë më shumë në mendjen time. Në fund të fundit në atë kartolinë nuk shkruhej emri Lisbonë.

Enigmat kanë një fund por zgjidhja nuk është në dorën time. Poetët dhe piktorët janë si hyjtë që të japin shkëlqim edhe në kohë të mjegulluar. Mjaftoi një vizitë e mikut tim A.H. në studion tonë dhe ky profesor më tha duke u drejtuar nga grafisti jonë Albjon Lushi: Po ti e paske këtu “Djalin e Lisbonës”!?

Të fundit

“Babain e kam të paralizuar në krevat”, Petro i prekur, rrëfen historinë e dhimbshme..

I ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme që përfundoi...

Moti i keq në vend, ndërpritet procesi mësimor në Kurbin

Moti i keq në vend ka shkaktuar ndërprerje të procesit mësimor për ditën e nesërme në Kurbin. Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës e cilësojnë...

Teknologjia e së ardhmes në CES 2025

What Happens in Vegas mbetet në Vegas ("Çfarë ndodh në Vegas, qëndron në Vegas"), ata thonë për qytetin e mëkatit; përjashtim përfaqësohet ndoshta nga CES, Consumer Electronics...

Çfarë ndodhi? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e BBV4, zbulohet arsyeja

Igli është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh. Arsyeja e largimit ka...

Balluku njoftim për situatën nga moti i keq: Të qarkullueshme segmentet rrugore nacionale

Në një njoftim për mediat, Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se segmentet rrugore nacionale janë të...

Lajme të tjera

Web TV