Manchester City është befasuar sot në transfertën e Nottingham, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.
Bernardo Silva realizoi një super gol për “Qytetarët” në minutën e 41-të, duke dhënë përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për të besuarit e Guardiolës.
Atëherë kur mendohej se po shkohej drejt 3 pikëve të sigurta, Chris Wood barazon shifrat, duke ndezur stadiumin.
Me këtë rezultat, City është i dyti me 52 pikë dhe me një ndeshje më tepër se Arsenali i vendit të parë.