Bullizmi psikologjik që prej ditës 1 në “BBV”/ Zhaklina u bën thirrjen e fortë banorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Big Brother VIP” është kthyer në qendrën e ofendimeve, gjuhës seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese.

Edhe pse banorët u paralajmëruan se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

Si njerëzit më të ndjekur në vend, secili prej banorëve ka një influencë të caktuar në shoqëri, dikush më e shumë e dikush më pak.

Në këtë mënyrë ata kthehen në një model që ndiqet apo kopjohet, veçanërisht nga të rinjtë. Kemi parë që shumë banorë janë imituar nga njerëz jashtë, të cilët madje kanë ndryshuar edhe pamjen fizike për t’ju afruar sa më shumë “idhullit” të tyre.

Nisur nga kjo dhe nisur nga një “talk shoë” që u bë gjatë javë në “Big Brother Vip”, opinionistja Zhaklin Lekatari iu bëri një thirrje të fortë banorëve për gjuhën e përdorur e për sjelljet, ndonjëherë të papranueshme që bëjnë brenda shtëpisë.

“Kufinjtë e integritetit dhe të dinjitetit janë thyer shumë për hir të lojës edhe tani të luash kartën e përçmimit, nënçmimit dhe të bullzimit është tepër vonë. Por, kjo nuk do të thotë që nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, pasi të gjithë ju ankoheni që Brenda shtëpisë ka presion, ka dhunë verbal.

I kam dëgjuar me vëmendje debatet që keni bërë me temat e dhëna nga “Big Brother” dhe duke folur për humanizëm dhe empati, mendoj që ka ardhur koha që të jeni të kujdesshëm për meszhet që jepni.

Ju jeni disa modele në shoqëri dhe do krijoni mendimin dhe formimin e kësaj shoqërie. Mos stigmatizoni, mos anatemoni dhe mos nxisni që të ketë dhunë, urrejtje, ofendime, jo vetëm ndaj Maestros dhe vajzave, por ndaj gjithë komuniteteve, ndaj gjithë shqiptarëve. Ju jetoni jashtë, jeni njerëz të dalë dhe nuk e kuptoj pse nuk jepni pak dashuri.

Lexo edhe :  Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Ju dëgjoja te debate kur po flisnit për rininë shqiptare dhe se si shqiptarët po largohen. Si nuk e dhatë një fije shprese? Si nuk dhatë një kontribut që rinia të mos largohet, por e zhytët këtë vend më shumë nga sa është i zhytur.

Ju lutem, a ka mundësi që gjuha që përdorni të mos jetë e dhunës, diskriminimit dhe e urrejtjes?”- tha Zhaku.

Të fundit

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan,  Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe...

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming. Në fishkëllimën...

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Lajme të tjera

Web TV