Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Grupi i korrupsionit në Dimal “qeth” me 1.8 mln lekë vjehrrin e kryetares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Grupi i zyrtarëve të bashkisë Dimal (Ura-Vajgurore), që u arrestua pak ditë më parë nga SPAK, kishin shkelur çdo rregull dhe zakon, duke kaluar çdo vijë të kuqe.

Pasi veç qytetarëve të zonës, korrupsionit të Drejtorit të Urbanistikës, Altin Pali dhe përgjegjësit të Transportit, Arben Guraj, nuk i kanë shpëtuar dhe vetë njerëzit e familjes së zyrtarëve të kësaj bashkie.

Mësohet se përmes përgjimeve ambjentale dhe dëshmive të mbledhura nga SPAK, është rregjistruar dhe një rast domethënës, ku dy zyrtarët e mësipërm të bashkisë Dimal, i kanë marë një shumë financiare, prej 1 milion e 600 mijë lekë, vjehrrit të Kryetares së Njësisë Administrative Kutalli.

Sipas dëshmive që pasqyrohen në dosjen e SPAK, shuma financiare është marë tek vjehrri i Rabushes, që ishte Kryetare e Njësisë Administrative Kutalli. Qëllimi i marjes së shumës prej 1.6 milion lekë, ka qënë lejimi i ndërtimit të një objekti pa lejë, nga ana e vjehrrit të zyrtares së njësisë Kutalli.

Një fakt i tillë ka dalë dhe në dëshminë e arkitektit, Genis Gjishtit, i cili u ka treguar prokurorëve, se grupi i zyrtarëve në bashkinë Dimal, kishte herë pas herë konflikt në ndarjen e parave dhe bërjen e pazareve me njerëzit.

Mes të tjerave deklaruesi i SPAK Genis Gjishti ka deklaruar se:

“…kemi bërë një punë te vejhrri i Rabushes, që ishte Kryetare e Njësisë Administrative Kutalli dhe atje pazaret dhe lekët në i ka dhënë Arben Guraj. Ai na ka dhënë 80 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që neve na takonte dyfishi. Atëherë po na thoshte që të uleshim në Pazar, se ishte një mikesha e tij, dhe pjesë e zyrtarëve të bashkisë Dimal, pavarësisht se nuk ishte shtëpia e saj, por e vjehrrit. Madje,edhe kur na dha 800 mijë lekëshin, u duk që nuk ishte shumë dakord…”.

Për shkak se Arben Guraj, ndante përgjysmë paratë që u merte qytetarëve që ndërtonin pa lejë, mes drejtorit të Urbanistikës në bashkinë Dimal, Altin Pali dhe disa inxhinierëve privatë kishte lindur një konflikt. Gjysmën e shumës ja dorëzonte Altin Palit dhe pjesën tjetër topografëve dhe inxhinierëve që kishin vulosur disa letra privatisht.

Situata shkoi deri aty sa mes inxhinierëve Genis Gjishti dhe V.K, të zhvillohet një takim kokë më kokë me Drejtorin e Uranistikës në bashkinë Dima, Altin Pali.

Në këtë takim Altin Pali, i ka folur hapur dhe troç duke i thënë se: “…që ti biem shkurt, unë nga ju dua gjysmat e lekëve…”,

Arkitekti Genis Gjishti, ka treguar në SPAK se:

Lexo edhe :  “7 aksidente në ditë”/INSTAT:Rriten shifrat krahasuar me 2023, ja qytetet më problematike

“…ne Arben Guraj, i thonin që s’kemi punë me ta. Bëj ç’të duash. Por ai në disa punë si në lejen e ndërtimit në Konesbaltë te shtetasi Llambi Nano, na dha gati gjysmat e lekëve dhe ne i bëmë llafe, ku nga 240.000 mijë lekë të reja ai na dha 160.000 mijë lekë të reja. Unë nuk isha dakort dhe kemi debatuar për këtë gjë, me Arbenin. Jemi ulur edhe disa herë me Drejtorin e Urbanistikës, Altin Pali. Në disa raste ka qenë edhe V.K, në disa raste kam qenë edhe vetëm për vetëm me Altinin. Në një nga këto takimet ku nuk më kujtohet në atë rast nëse ka qenë prezente V.K, por Ben Guraj ka qenë edhe Altin Pali më tha gjatë bisedës se për punët që ne do të kryenim, ai donte gjysmën e pagesës që do të mernim unë e V. nga puna. Unë në tavolinë i thashë që do ta mendoja. Por mbasi diskutuam me V., nuk ramë dakort që ai të merrte pjesë, nga pagesa dhe nga puna jonë. Kështu që ai na uli si me detyrim me drejtorin dhe Drejtori na tha: “…që ti biem shkurt, unë nga ju dua gjysmat e lekëve…”, dhe unë i thashë që do ta diskutojmë. Gjithashtu në bisedë na tha që, kufiri i pagesave për objektet nën 100 m2 do jetë 100.000 mijë lekë të reja. Sepse ishte 1.000 mijë lekë të reja metri. Pra edhe nëse ishte 90 m2 objekti ne duhet ti bënim qytetarëve pazar jo më poshtë se 1 milion lekë të vjetra. Gjysmat nga kjo shumë i kërkonte Drejtori i Urbanistikës, Altin Pali. Nëse do merte gjysmat drejtori i bie ti jepnin 500 mijë lekë atij, 35 mijë lekë të vjetra do ti jepnim inxhinierëve të tjerë që ishin pjesë e projektit. Neve nuk na ngelej asgjë nga ky Pazar dhe i binte të punonim për ta. Kështu që nuk ramë dakord, por i thamë që pjesën e tyre ta mernin vetë, pasi ne donim hakun tonë aq san a takonte…”.

Pak ditë më parë gjykata e posaçme vendosi të mbyllë në burg Altin Palin, Arben Guraj, Vait Koshin dhe Arjan Demiraj. Ndërsa për Agim Çunin, specialistin e emergjencave është vendosur masa e arrestit në shtëpi dhe shefen e urbanistikës V.J është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Të fundit

Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Nga zërat më të zëshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të...

Infektimet me Hiv Aids, mjeku: Shumica nga marrëdhëniet homoseksuale

Mjeku Arjan Harxhi e ka cilësuar alarmante infektimin e katër fëmijëve me Hiv Aids në vendin tonë.  I ftuar në A2 CNN, mjeku Harxhi...

Arben Tafaj u rrëzua nga 10 metra lartësi, reagon Ilir Alimehmeti: Ishte qytetar elitar

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra...

Pasioni i Berishës për një ‘SPAK paralel’ që heton SPAK-un

Nga Mero Baze Sali Berisha duket se ka një pasion të pakontrolluar për t’u vendosur në qendër të çdo ngjarjeje kriminale në vend, duke u...

Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Lideri i opozitës dhe i demokratëve, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, 11 muaj pasi SPAK i caktoi masën “arrest në shtëpi”. Berisha foli...

Lajme të tjera

Web TV