SKANDALI për lidhjet me qeverinë, deputetja ekuadoriane: Më ka kërcënuar mafia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mafia shqiptare prej kohësh është vendosur në qendër të lajmeve botërore, pas raportimeve për lidhje mes këtij grupimi dhe qeverisë së Ekuadorit.

Së fundmi, deputetja ekuadoriane, Viviana Velos, kryetare e komisionit për çështjen e quajtur ‘Kumbari i Madh’ ku po hetohet përfshirja e mafias shqiptare në ndikimin e personave me poste të larta në Ekuador, ka deklaruar se është kërcënuar.

Ajo tha se është kërcënuar me vdekje nga mafia shqiptare gjatë kësaj fundjave, për të ndaluar hetimet që komisioni i kryesuar prej saj po bën mbi lidhjen e shqiptarëve në Ekuador me kunatin e presidentit të vendit.

Velos e dha vetë lajmin gjatë një seance virtuale të komisionit që u mbajt për marrjen në pyetje të koordinatorit administrativo-financiar Giovanni Ponce, agjentit fiskal Ruben Balda dhe policit Jose Luis Erazo, të cilët nuk u paraqitën në mbledhje.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj duke zbuluar se të dielën në makinën e këshilltarit të saj, mafia shqiptare kishte lënë një shënim që në spanjisht përkthehet ‘i vdekur’. Ajo tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese edhe në instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzime që duhet ta ndjek”, ka treguar deputetja.

Ajo e konsideroi qeverinë përgjegjëse për atë që mund t’i ndodhte asaj, familjes së saj, ekipit të saj të punës dhe njerëzve të afërt me të. Ajo ka raportuar se do të zyrtarizojë denoncimin në Prokurori.

“Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafien, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje? ”, pyeti ajo.

Lexo edhe :  Trump me elozhe për Melonin: Ajo është një lidere dhe një person fantastik

Përveç kësaj, Veloz tha se të premten në mëngjes një ligjvënës nga komisioni emrin e të cilit ajo nuk e bëri të ditur, e paralajmëroi atë që të mos ngatërrohet me mafien , se do t’i dërgonin një mesazh.

“Sigurisht që deputeti ka qenë lajmëtari i mafies, sepse menjëherë të dielën në makinën e këshilltarit tim kishte disa karta me këto logo të mafias shqiptare”, tha deputetja e UNES-it dhe tregoi se do të dorëzojë në Prokurori emrin e parlamentari që bëri komentin.

Veloz theksoi se e bëri publike çështjen e tij sepse ndoshta mund të kërcënohej edhe jeta e anëtarëve të tjerë të komisionit hetimor. Dhe përveç kësaj, ajo tha se komisioni hetimor do të vazhdojë me hetimet e planifikuara.

Në 17 shkurt Ekuadori u përfshi nga protestat popullore ku u kërkua dorëheqja e presidentit Guillermo Lasso. Siç raportohet, revoltat popullore kanë shpërthyer pas publikimit të përgjimeve ku provohej lidhja e ministrave të tij me anëtarë të mafies shqiptare.

Skandali për këtë rast shpërtheu pasi gazetarët e La Posta zbuluan se Rubén Chérrez një person me lidhje të forta me mafien shqiptare, kishte kontakte me Danilo Carrera që shfaqej si “Kumbari i Madh” i cili merrte vendime për kontratat publike pa qenë zyrtar i administratës së kryesuar nga kunati i tij, Guillermo Lasso.

Shteti i Amerikës Latine njihet së fundmi si një bazë ku janë vendosur grupe kriminale shqiptare të cilët kontrollojnë trafikun e kokainës drejt vendeve të Evropës. Në Ekuador, ka pasur atentate të shumta mes bandave kriminale, duke bërë që viktima të mbesin edhe shtetas shqiptarë.

Të fundit

Korça mbulohet nga mjegulla, policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes shpejtësinë

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale. Siç shihet e në pamje, prania e mjegullës është e madhe çka bën që...

Martesë për biznes? Luiz Ejlli i përgjigjet Dalina Buzit: I doli boja fytyrë dy mijëshes

E ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, me sinqeritetin që e karakterizon, bëri një deklaratë të fortë për çiftin Luiz-Kiara. Ajo ka komentuar...

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa...

Projektet hekurudhore/ Balluku: Qeveria mund të mundësojë një pjesë të tyre

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për hapjen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë - Hani i...

Sezoni i Mbjelljeve: Gjelbërim për Shkollat dhe Lulishtet e Tiranës

Sezoni i Mbjelljeve filloi me shtimin e gjelbërimit në shkolla, lulishte, e rrugë të ndryshme të qytetit. Ky është momenti i duhur për të zëvendësuar...

Lajme të tjera

Web TV