E rëndë/ 16-vjeçari godet për vdekje me thikë mësuesen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësuese spanjolle në një shkollë në Francë është qëlluar sot tragjikisht për vdekje me thikë nga një nxënës që pretendonte se ishte “i zotëruar nga djalli” para klasës së mbushur me nxënës.

Mësuesja 53 vjeçare po jepte mësimin e saj në shkollën private Saint-Thomas d’Aquin në qytezën Saint-Jean-de-Luz pranë Bordeaux kur nxënësi 16-vjeçar e sulmoi atë mëngjesin e sotëm rreth orës 10.00.

Shërbimet e emergjencës u munduan t’i jepnin ndihmën e shpejt por ajo vdiq nga plagët, tha prokurori i  Bayonne, Jerome Bourrier për rrjetin AFP.

Gjatë mësimit të gjuhës spanjolle, nxënësi nisi sulmi e tij vrasës duke e goditur në gjoks.

Burimet thanë për rrjetet franceze BFMTV e le Parisien se nxënësi kishte thënë më pas në polici se “zotërohej nga djalli”.

Ai mbetet në arrest teksa zyrtarët thonë se nuk ka sinjale për akte terrorizmi.

Një prej nxënësve dëshmitarë tha se vrasësi ishte zakonisht i qetë por merrte mjekime për stres e depresion.

Dëshmitari tha më tej për rrjetin Sud Ouest: “Ne e pamë që po nxirrte diçka nga çanta, ishte një objekt i mbështjellë me letër. Më pas ai u drejtua nga dera, ne mendonim se do të shkonte në tualet por ai bllokoi hyrjen”.

“Kur mësuesja shkoi në dërrasën e zezë pranë derës, ai u kthye dhe e goditi me objektin e mprehtë lart në gjoks, dëgjuam ulërimën e më pas asgjë”.

“Nxënësit u tmerruan dhe të gjithë përpiqeshin të dilnin nga klasa, sulmuesi mbeti aty me armën në dorë”.

Mësuesja e ndjerë punonte prej vitesh në shkollë dhe ishte e respektuar, tha një tjetër burim për rrjetin britanik MailOnline.

Shkolla private ka rreth 1000 nxënës, të cilët u vendosën në izolim deri sa sulmuesi u mor nga policia rreth orës 11:30.

Lexo edhe :  Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

“Mendimet tona janë me familjarët e mësueses, kolegët dhe nxënësit, po shkoj atje menjëherë”, tha ministri e arsimit Pap Ndiaye.

Policia tha se po heton i motivet dhe do të japë një deklaratë së shpejti per ngjarjen shokuese.

Të fundit

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Lajme të tjera

Web TV