Ligji i lustracionit/ Ankth për ish-spiunët politikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse politika po zien nga skandali i ish- agjentit të FBI-së, mazhoranca futi në komisionet parlamentare projektligjet për “Lustracionin”. Pas debatit që nisi për I.M kush do të jetë fati i ligjit të Lustracionit në Shqipëri? Shpesh herë është tentuar, por asnjëherë nuk është larguar dikush nga politika si i implikuar me Sigurimin e Shtetit

Lufta për Lustracionin ka filluar tashmë në komisionet parlamentare për të pastruar figurat në politikë, por edhe një pjesë të administratës shtetërore. Prurifikimi në politikë është tentuar prej disa vitesh, por asnjëherë nuk është “spastruar” nga këto teknika ligjore, as politika dhe as administrata. Sot kthehet sërish në parlament. Dhe nuk është një projekt propozimesh, por ka disa projekte propozimesh që do të merren në shqyrtim, por ndër dy të parat janë ajo e Partisë Socialiste dhe ajo e ardhur nga demokratët e Enkeljd Alibeajt. Inicialet I.M janë ato që vunë në lëvizje politikën shqiptare. Mazhoranca por edhe pjesa tjetër e opozitës nëpërmjet këtij ligji duan të largojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën, ndërsa Rama u mundua që me dorëheqje të largonte disa deputetë të vjetër që përfliteshin për lidhjet me ish-sigurimin.

Gara për lustracionin

Kuvendi nis shqyrtimin e projektligjeve të depozituara për pastrimin e funksionarëve publik nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Gara mes grupimeve politike se kush do të mbante autorësinë e lustracionit bëri që në Kuvend të depozitoheshin pesë nisma, por të parat që u morën në shqyrtim ishin ato të socialistëve dhe të Enkelejd Alibeajt. “Gjithsecili që në të shkuarën regjistron rekorde bashkëpunimi me sigurimin e shtetit nuk meriton të jetë protagonist në jetën shoqërore dhe politike në vend”, tha Ermonela Felaj. Socialistët kanë depozituar dy nisma, ku lustracionin kërkojnë ta fusin edhe tek drejtimi i partive politike. “Kryetar të partive politike të mos jenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit”, shtoi Felaj. Për demokratin Enkelejd Alibeaj, propozimi i dytë lidhet direkt me shtetasin e famshëm I.M të dalë nga Autoriteti i dosjeve që i referohej Ilir Metës dhe kërkoi që kjo dosje të zbardhet deri në fund. “Të mos e shohin këtë si një luftë politike, në fakt siç ndodhi me ligjin për hapjen e dosjeve të 5-6 muajve më parë. Meqë ra fjala, ajo çështja që e vuri në lëvizje hapjen e dosjeve duhet të shkojë deri në fund”, tha Alibeaj. Pas këtyre tre projektligjeve, radhën e kanë demokratët e Sali Berishës të cilët do të parashtrojnë propozimin e tyre. Por miratimi i nismave kërkon domosdoshmërish konsensus politik pasi duhen minimalisht 84 vota. Deputeti Ervin Salinji në një komunikim të zhvilluar për mediat tha se çështja për hapjen e dosjeve ishte thjesht një lojë politike, pasi sipas tij nuk ka pasur asgjë të tillë. Gjithashtu theksoi se lidhur me këtë situatë edhe Parlamenti, por edhe Autoritetit janë përdorur nga kryeministri Edi Rama për të sulmuar kundërshtarin politik. “Nga ana e kryeministrit përdoren dhe keqpërdoren kauza me interes publik. I kam dërguar një shkresë autoritet të dosjeve për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. Farsa me hapjen e hapjen e dosjeve ishte thjesht një lojë politike dhe kush ra në grackë ra. Dhe koha tregoi që institucionet përdoren, në këtë rast edhe parlamenti edhe autoriteti është përdorur për luftën për kundërshtarin politike dhe nuk ka hapje dosjesh”, tha ai.

Reagimi i Berishës

Në kohën që u hap debati për çështjen e hapjes së dosjeve, Sali Berisha nuk e quajti risi. Ligji i vitit 2008, thekson kryedemokrati, ja jepte këtë mundësi çdo personi, pa kufizim, ndërsa nismën e fundit që u votua në Parlament falë bashkimit të votave mes socialistëve dhe grupimit Alibeaj, e sheh si një sulm politik ndaj aleatit të tij, Ilir Metës. “Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme. Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë”, tha Berisha. Sipas kryedemokratit, Rama nuk e do lustracionin, ndonëse e reklamon nismën si të tillë. Qëndrimin e mazhorancës ndaj lustracionit, e shpjegon me rrëzimin që iu bë në Gjykatë Kushtetuese ligjit të miratuar nga demokratët gjatë qeverisë Berisha. “Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi”, tha ai.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Reagimi i Ilir Metës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me ligjin e dosjeve në kohën kur u hap debati për të, duke u shprehur se nuk do ta ndalë asgjë në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. “Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama”, shkruan Meta mes të tjerash.

Votimi në Parlament

Më 20 tetor 20022 ju hap rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi. “Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka thuhet për të në dosjet e ish sigurimit duhet të sqarohet”. Ky ishte thelbi i fjalës së Kryeministri Rama sot në seancë plenare teksa diskutoheshin nismat ligjore për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV