Nuk është rritur çmimi patentës, por s’ka më pagesa në të zezë/ Gonxhe sqaron qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sqaroi se nuk është rritur çmimi për marrjen e patentave por përmirësohet cilësia e autoshkollave.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”,  Gonxhe theksoi se synojnë që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave.

Ai u shpreh se nëse më parë qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se nuk kanë kryer programin e plotë të kursit. “Nuk është shtuar programi apo rritur çmimi është i njëjti program prej vitesh, i detyrueshëm për përgatitje për leje drejtimi sipas kategorive.“, u shpreh Gonxhe .

“Ne si Drejtori e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njihemi me faktin që drejtoria e përgjithshme e tatimeve bashkë me grupet e interesit del në përfundimin se një proces për kategorinë B në kuptimin e kursit, do të kushtonte 69 mijë lekë, në teori dhe praktikë.

Nëse do të zbatoheshin kriteret e detyrueshme fiskale edhe në vitin 2018, 2015 apo 2013, kursi do të kushtonte 69 mijë lekë. Çmimi i kursit dhe programi nuk ndryshon. Ndryshon vetëm fakti se shteti ndërhyn fort në këtë batërdi dhe thotë që nuk mund të jetë më diploma pa bërë mësim.”, tha Gonxhe.

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV