Rrëfehet e dashura e shqiptarit që u vra me plumb në kokë: Më thanë se e vranë mendova…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë pak ditë më parë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.

Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh me të riun.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja.

Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr me tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!”

Të fundit

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”,...

LAJMI I FUNDIT/ Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu

Ervin Salianji ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia. Këtë e bën të ditur Balkanweb. Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e...

Kim Kardashian: Kam frikë se Kanye nuk do të mi kthejë më fëmijët!

Burime pranë Kim Kardashian kanë deklaruar se ajo është shumë e shqetësuar se nëse fëmijët shkojnë për vizitë tek babai i tyre, Kanye West,...

“Donte të më vriste”, presidenti i Kolumbisë reagon pas arrestimit të Dritan Gjikës

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë në rrjetin social X, ku akuzon drejtpërdrejt grupin e Dritan Gjikës për një atentat të...

Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur një hetim për sa i...

Lajme të tjera

Web TV