Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dalin pamjet, si u arratisën me mjetin luksoz autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 39-vjeçar shqiptar u qëllua me armë një ditë më parë, aksidentalisht, nga bashkëtadhetarët e tij në Greqi, pas një sherri mes bandave në një lokal.

Pëllumb Islami nga Rusani i Delvinës, me profesion hidraulik, mbeti i vdekur në ngjarjen e ndodhur në lagjen Nea Ionia të Athinës.

Sot mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur autorët shqiptarë të vrasjes arratisen me një mjet luksoz tip Jeep ngjyrë të argjentë

Siç shihet dhe nga pamjet, grupi i autorëve hipën në mjetin luksoz dhe u largohen drejt rrugës së Kymit.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin u arratisën autorët u gjet norët e para të mëngjesit në zonën e Gyzit dhe është dërguar për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore të EL.AS.

 Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi rreth orës 23:40 të 21 shkurtit kur një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë në lokalin me shisha. Ata nisën të debatonin direkt pa u ulur.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes 7 shqiptarëve.

Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit.

Në vendngjarje është gjetur një makinë tip xhip, e cila po kontrollohet imtësisht nga policia, për të gjetur gjurmë të autorëve.Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si grupi arriti në lokal dhe rrugën që ata ndodqën për tu arratisur. Ndërkohë, një banor i zonës thotë se dëgjoi 7 të shtëna.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV