Nga Plator Nesturi
Ndërsa kemi hyrë në fazat finale të një beteje elektorale, çka bën përshtypje është se shumë pak diskutohet për zgjedhjet vendore, për kandidatë e platforma, për konkurencë apo strategji politike. Bisedat derivojnë nga zgjedhjet e kandidatët tek çështjet e vulës e të logos, te përplasjet brenda familjes politike e përbetimet për revolucion. Gjuha jo më kot vete te dhëmbi që dhemb e s kish si të ndodhë ndryshe dhe e dhëmbura e madhe edhe për këto zgjedhje është vetë opozita. Se sa në krizë është, mjaftoj të kujtohet se pas 10 vitesh në minorancë nuk ka vend tjetër në botë që opozita vijon të thërmohet e të franksionohet. Ndërsa duhet të ndodhë e kundërta, që në gjithë këto vite çdo krizë duhet të ish kapërcyer, e njësimi do ish tregues se është alternativë pushteti. Në të kundërt kriza pa rrugëdalje që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare po stimulon vetëm lincimin e rivalëve të vulës. Duket se logo e vula qenkan fitoret më të domosdoshme e për këtë dhe lëvizjet janë aq të lexueshme dhe cdo aksion politik veç në funksion të tyre. Protestë dhe revolucion. Por me to mund të trysnohet për vulën por jo të influencosh për votën që u kërkon qytetarëve më 14 maj. Jo më kot anarkia nuk është vetëm në oborrin e PD-së por në gjithë kampin opozitar. Janë dhe parti të tjera aleate të cilat nuk shohin gjë përtej aksionit të vulës ndaj po kërkojnë të adaptohen me zgjidhje të mëvetësishme elektorale. Partia Agrare Ambientaliste deklaron se do bëjë betejë me sifglën e saj për të provuar vetetn pasi është sakrifikuar disa herë rradhazi për interesat e PD dhe aksionit opozitar të saj. Ndërsa Shehi I LZHK krijon një pol të ri me Patozin dhe shprehet I lodhur nga betejat e brendshme në PD. Jo vetëm kaq, por ndërsa kujton se së bashku me PD bën prej dy vitesh rradhazi aksionin opozitar me protesta, bojkotim kuvendi e zgjedhjesh vendore, e quant ë pakuptimtë një ripërsëritje të së njëjtës skemë nga Berishqa dhe të tijtë. Është njësoj si një gjeneral si Basha që ka dështuar me strategjinë e vet, të zëvendësohet nga komandanti i ri që përdor të njëjtën strategji të dështuar. Ndaj pyetja që shtrohet a ka vërtet një strategji e mendim politik në gjithë aksionin opozitar apo gjithshka është aq e cekët sa verohet me instikt e jo me logjikë.
Shtjella e ngjarjeve që shoqëroi rrugëtimin e Berishës për tu imponuar si “i forti i vetëm i PD-së” dhe ku vullneti i tij është ligj, tregoi se skema nuk funksionoi ashtu siç pritej. Nga ana e tij Basha e bëri mirë detyrën e ngarkuar duke u tërhequr pjesë pjesë e duke lëshuar ndonjë gur sa për lezet dhe sa për të thënë se po bënte betejën e vet. Luli pra, e kreu detyrën e vet dhe iku. Me mefshtësinë dhe mungesën e inisiativës, ishte kontrasti më i spikatur për ta nxjerrë Berishën energjik dhe dominant. Por llogaria që nuk arriti të bëjë Berisha në funksion të skenarit të tij ishte se ndërkohë vetë PD kish ndryshuar. Në 9 vite të saj në opozitë, pavarësisht dështimeve dhe luhatjeve drastike në veprimtarinë e vet, pjesa më vitale e saj ka evoluar. Ka evoluar në koncepte, në mënyrën e të bërit politikë dhe në ndërgjegjësimin se lidershipi nuk është zoti i pagabueshëm e i pandryshueshëm, por se duhet të jetë në përputhje me vlerat, besueshmërinë dhe që garanton progres për partinë e vet dhe për qytetarët si alternativë pushteti. Ndoshta pikërisht dështimet e shumta kishin sjellë këtë evoluim të brendshëm. Kështu skenari i Berishës për një rikurorëzim triumfal, në fakt evidentoi se PD nuk është më ajo e dikurshmja dhe ndarjet e shumta që vërehet mund të grupohen në tre kategori kryesore. Grupi i parë janë dumbabistët, ata që ngelen të palatuar politikisht, që mbeten të ngujuar në eposin e kreshnikëve të viteve 90 dhe për të cilët Berisha mbetet simbol e flamurmbajtës i parevokueshëm në shenjtërinë e vet. Grupi i dytë është brezi i dytë i PD-së. asaj pjese që mbetet pjesë e trashëgimisë më të mirë të dikurshme duke qenë europeiste dhe atlantike, që kërkon progress dhe nuk mbetet peng e ikonave politike, ca më pak kur këto bëhen pengesë si non grata për vetë PD-në dhe aspiratat politike të saj. Ndërkohë grupi i tretë është shumë më kolorit. Shumë më të kultivuar sesa dumbabistët me të cilët në thelb tallen e i përqeshin, me ambicie të mëdha politike por shpesh pa vullnet për të luftuar e konkuruar për të arritur në krye, ky grupim mendon se po e përdor Berishën për të ndërtuarën karrierën e tyre, për paksa mbështetje të tanishme ndërsa lideri ndodhet në fazën e fundit të rrugëtimit të të gjatë politik. Kjo është panorama me të cilën ndeshet Berisha sot ndërsa i ka hyrë sot rrugës së protestës ndërsa sfidat e vërteta të tij janë jo në Bulevardin e Tiranës, por në vetë oborrin e PD-së. Të kesh kreun e PD-së është ende një tregues i fortë pushteti në Shqipëri, dhe me mendimin se do të përdorë pa kushte dhe si detashment lufte korpusin e anëtarësisë së PD-së, Berisha me anë të kësaj po luan gurin e fundit të forcës për të ndikuar mbi ndërkombëtarët për të ridimensionuar fatin e tij. Berisha vijon të nxitojë pra. Dhe për këtë I duhet një fitore. Të paktën të jetë vula dhe logo. Nxiton se nuk sheh mënyrë tjetër dhe se vetëm mbi bazë aksioni mund të imponohet e të vërë diçka në kontroll nga të vetët. Protesta duket si zgjidhje për problemet rrotull tij. Në emër të opozitarizmit kërkon të mbajë liçensën e të parit në opozitë, të privatizojë çdo foltore, të tregojë dominancë e forcë ndaj të pabindurve e ti intimidojë deri në përulje. Dhe së fundmi, protesta dhe dominanca është forma më e mirë për ti bërë shantazh drejtësisë, si për çështjen e të drejtës se kush është trashëgimtari legal i PD-së, dhe deri në hetime që mund të përballin akuzat që janë bërë ndaj tij. Por për zgjedhjet duket i vonuar tashmë. Ndaj dhe institkti e çon drejt formulave revolucionare, por që vetë PD-në e rikthejnë në një aventurë nga e cila doli e humbur tre vite më parë.