VIDEO/ Tufa e ujqërve sulmon bagëtitë në Darzezë, kafshët e egra vrasin dhe qentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tufë me ujqër kanë dalë nga pylli dhe kanë sulmuar bagëtitë në Darzezë të Fierit. Pamjet e publikuara nga TopChannel, tregojnë një tufë me ujqër duke sulmuar bagëtitë. Sali Duzha, 64-vjeçari qe ka ngritur biznesin e tij në fushat e Darzezës shprehet se bagëtitë janë sulmuar disa herë brenda pak muajve.

Duzha tregon se vetëm brenda një nate tufa e ujqërve që vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qingja të vegjël. Edhe më parë kopetë e bagëtive në këto zona janë sulmuar nga egërsirat, ndërsa dy vitet e fundit ky fenomen sa vjen edhe shtohet.

“Janë të shumtë stanet që janë sulmuar”,- tregon Duzha,- “dhjetëra krerë me bagëti në këtë zonë kanë rënë pre e egërsirave”.

Blegtori bën thirrje për ndihmë pasi ujqit janë shtuar shumë, dhe tani rrezikojnë jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e banorëve që punojnë dhe jetojnë në fushat afër pyllit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV