Ekspertët: Ja çfarë ndodh në organizëm nga moskonsumimi i frutave dhe perimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh. Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme.

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi. Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët të cilët na mbrojnë nga radikalet e lira. Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh me imunitetin dhe i hap rrugën sëmundjeve, sidomos atyre kronike

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri. Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira. Ushqimet më të mira për këtë mission janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karotat.

Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut. Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin. Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihet edhe hipertensioni, me 4 përqind.

Mbipesha është e lidhur fort me diabetin. Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2. Barishtet, frutat e pyllit, brokoli, domatet, patëllxhanët e lulelakra janë ideale për tu mbrojtur nga sëmundja. Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Frutat dhe perimet luajnë një rol mbrojtës ndaj trurit. Mungesa e tyre e bën njeriun më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve si depresioni. Për pasojë, ju duhet të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime për një shëndet të mirë.

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV