Rritja e interesit nuk i ndal kreditë/ Shtrëngohen kushtet, por kredimarrja po rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 6 muajt e fundit të vitit, raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kushtet e kreditimit janë shtrënguar, ndërsa interesat e kredive për blerje shtëpie u rritën në 4.5% gjatë periudhës korrik-shtator nga 3.8% në fillimit.

Ato vijuan të rriten dhe në tremujorin e fundit të 2022.

Por, këto indikatorë nuk po ndalin rritjen e çmimit të banesave, dhe as rritjen e portofolit të kredisë, që po nxitet nga marrja e kredisë në euro.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë arsyet

“Mesatarisht deri në 1.5% është reflektuar tek kreditë hipotekore rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, duke bërë që të mos kemi ftohje të tregut. Ka pasur disa burime të tjera financiare që kanë ushqyer tregun.

Një ka qenë kredidhënia e rritur, e dyta ka qenë pjesa e investitorëve të huaj dhe e treta remitancat, të cilat janë rritur nga 761 milionë eurove në 841 milionë eurove“, thotë Reinaldo Pipirea.

Sa i përket faktit se çmimet e banesave janë rritur disafish më shumë gjatë viteve se pagat mesatare ekspertët mendojnë se ato mbeten të përballueshme.

“Përsa kohë sektori bankar e ka mbështetur këtë treg me kredimarrje me norma fikse interesi në dy vitet e para dhe interes mesatar 4.2% jemi akoma në nivelin që mund të përballohet blerja e një shtëpie.

Por duhet të jemi përgjegjshëm se ekonomia shqiptare ka edhe pjesën e vet informale, ashtu si çdo ekonomi e rajonit. Në këto kushte kur kemi një pjesë të ekonomisë gri nuk mund të bëjmë krahasim të drejtpërdrejtë me pagat mesatare“, shpjegon Pipirea.

Banka e Shqipërisë shprehet se janë rritur perceptimet nga sektori bankar se kërkesa për kredi hipotekore do të bjerë gjatë periudhave të ardhshme, ndërsa tek shtresat me të ardhura të ulëta janë vërejtur edhe probleme me pagesat e këstit.

Të fundit

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Lajme të tjera

Web TV