“Vuaj nga zemra dhe diabeti”/ Flet shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në qendër të Tiranës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se: Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Ndërkohë që vetë shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti.

Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra.

 

Të fundit

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo...

Lajme të tjera

Web TV