Armaldo parashikon të ‘ardhmen’ e Luizit: Jashtë Big Brother-it do jesh në garë me Kiarën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv.

Teksa  po bisedonte në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme.

Mendimin e tij e mbështeti edhe Ermiona. Në fund, me shaka, Armaldo tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë.

Kjo u prit me të qeshura nga Kiara dhe Ermiona.

“Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di. Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit.
Luizi ka dhe informacion, ka elokuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë. Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi”, tha Armaldo Kllogjeri.

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV