Bota e medias në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur Vangjel Sako.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e gazetarët.

Për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes gazeta Sot.

Bota e medias në zi/ Ndahet nga jeta gazetari, Vangjel Sako

Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.

Gjatë ditëve të fundit të jetës ishte aktivizuar me nismën e vet për krijimin e një rrjeti mes mediave dhe gazetarëve shqiptarë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, dhe u përcjellim familjarëve të tij ngushëllimet tona.