Protesta e 3 Marsit/ Berisha luftë në dy fronte, Parlament dhe bulevard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha mblodhi dje drejtuesit e disa degëve të PD-së në Tiranë ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 3 marsit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur dje në takim anëtarët e degëve 1, 3 dhe 4 në Tiranë, pak ditë para protestës së 3 marsit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me këtë tubim do i demonstrohet qeverisë se nuk pajtohen me monizmin e vendosur në Shqipëri. Sali Berisha ka paralajmëruar trazira gjatë zhvillim të revolucionin të nisur prej tij. Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile. “Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. Me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha. Ai tha se kryeministri nuk pyet për pupullin e tij. “Është shumë e rëndësishme që ne jo vetëm vetë, por me çdo bashkëbisedues të bindim ç’po ndodh me ne, pse ky krim-ministër, pse për këtë krim-ministër qytetarët nuk ekzistojnë, pse ky i urren shqiptarët, çfarë e shtyn këtë?!”, u shpreh Sali Berisha këtë të hënë në një takim me strukturat drejtuese të degëve në Tiranë, teksa i referohej kryeministrit Rama. Berisha tha se shqiptarët janë me rrogat më të ulëta në rajon.

“Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndenja, por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Dhe sot nga Shkodra, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri”, tha Berisha. Ish- kryeministri ka thënë se Kosova i ka pagat më të larta se në Shqipëri. “Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale.

Lexo edhe :  Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ndaj dhe ai rrit rroga, indekson rrogat. Ju garantoj unë ju se nëse do të ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave dhe në të cilën ne, në dy mandate mbi dyfishuam rrogat, mbi dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam pensionet e tjera, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është, shqiptarët do të ishin brenda këtij vendi sepse do të kishin rroga minimumi 2-3 herë më të larta. A ka mundësi Shqipëria të paguajë qytetarët e saj të paguajë me një rrogë 2-3 herë më të lartë. Në mënyrë absolute ka, ua them unë kam qenë kryeministër. Mos harroni një gjë. U dyfishuan rrogat e arsimit, shëndetësisë, pensionet në një kohë kur po me ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë, po me ato para që mblidheshin u ndërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte e objekte arsimore, u ndërtuan mbi 700 ujësjellësa, kanalizime. Po me ato para, Shqipëria që kishte një internet 4.9 % arriti në 69%”, tha Berisha.

 

Të fundit

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Lajme të tjera

Web TV