Bilanci tragjik: Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë më të rëndë natyrore prej një shekulli.

Bilanci tragjik i numrit të viktimave shkon në 50.000.

Tri javë pas tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian numri i të vdekurve është rritur në mbi 50,000 vetë.

Sipas numërimit të bazuar në të dhënat e autoriteteve turke dhe siriane tërmeti me magnitudë 7.8 i datës 6 shkurt ka shkaktuar deri tani 44,374 të vdekur në Turqi dhe 5,951 në Siri.

OBSH: Fatkeqësia më e rëndë natyrore që prej një shekulli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar tërmetin e 6 shkurtit si “katastrofën më të rëndë natyrore” që prej një shekulli në Evropë.

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rëndaDitët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda 

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda.

Prej tërmetit humbën shtëpitë e tyre miliona vetë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore vetëm në Turqi dëmet materiale shkojnë në më shumë se 34 miliardë dollarë.

Si po e përballojnë jetesën njerëzit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi?

Po ashtu sipas Bankës Botërore pritet që si pasojë e tërmetit do të ketë edhe ndërprerje në aktivitetin ekonomik të vendit gjë që do të ketë efekte negative në prodhimin e brendshëm bruto.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim

Në metropolin e Stambollit ka nisur evakuimi i dy spitaleve për shkak të mungesës së sigurisë prej tërmetit.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim
Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim 

Pacientët e spitalit shtetëror Kagithane do të transferohen në një spital në lagjen Sisli, tha në Hatay ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Evakuimi do të përfundojë brenda pak ditësh. Edhe Spitali Universitar i Stambollit Cerrahpasa po evakuohet./DW

Të fundit

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni”/ Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që...

Ja si 20 milionë vjet më parë një urë tokësore bashkoi Afrikën dhe Azinë (VIDEO)

20 milionë vjet më parë, një kombinim i lëvizjeve konvektive të mantelit dhe përplasjes së pllakave tektonike shkaktoi daljen e një rripi toke nga uji ,...

Misteri diellor që dogji 49 satelitët SpaceX në vitin 2022

Më 3 shkurt 2022, SpaceX lëshoi ​​49 satelitë Starlink në orbitën e ulët të Tokës. Brenda pak ditësh, shumica e tyre u shpërbënë ndërsa hynë...

Trump ndërpret fondet për televizionin dhe radion publike amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të japë më fonde për PBS dhe NPR, përkatësisht televizion dhe radio publike...

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kallëzon në SPAK Belinda Ballukun

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke vënë...

Lajme të tjera

Web TV