Presidenti Zelensky: Situata në vijën e frontit është nën kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet në vijën e frontit”. Gjatë adresimit në mbrëmjen e 1 marsit, ai shtoi se civilët po vazhdojnë të vuajnë “nga terrori i qëllimshëm” i Moskës, që po sulmon infrastrukturën civile.

“Në pothuajse mbarë tërë vendin, ne kemi arritur të ofrojmë siguri relative, banorët mund ta dinë se si është të jetosh në zonat kufitare me Rusinë dhe në zonat në jug të shtetit tonë”, tha Zelensky, duke theksuar se përgjatë vijës së frontit po vazhdojnë sulmet e vazhdueshme me artilerinë ruse. Zelensky po ashtu tha se “dimri ka përfunduar” dhe se Qeveria “ishte në gjendje t’i ofronte Ukrainës energji dhe ngrohje”.

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se Ukraina i ka shkaktuar presidentit rus, Vladimir Putin, edhe një “humbje të madhe”, duke mbijetuar në dimër, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës civile të energjisë.

Kuleba po ashtu falënderoi aleatët e Kievit “që qëndruan me Ukrainën”. Këto deklarata vijnë në kohën kur në dhe përreth qytetit të Bahmutit po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase.

Ushtria ukrainase tha më 1 mars se Bahmuti, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut, po përballet me sulme në rritje. Forcat e Moskës po sulmojnë Limanin, Avdijivkën dhe Shaharin, së bashku me Bahmutin dhe këto qytete janë shënjestra kryesore e ofensivës ruse tash e disa javë, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase.

Sipas ushtrisë ukrainase, ata kanë arritur t’i zmbrapsin mbi 85 sulme të armikut brenda një dite. Dy dronë, të prodhimit iranian, janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase, tha ushtria, duke shtuar se disa civilë janë plagosur gjatë 12 sulmeve ajrore ruse.

Të fundit

Instagrami ‘mollë sherri’për disa vajza në Korçë, godasin njëra- tjetrën me

Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve...

Teatri i së hënës para SPAK

Ditën e hënë, SPAK dha një shfaqje tipike teatri politik. Thirri në të njëjtën orë Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ajola Xoxën. Të parin e...

Kërcënimi i familjarëve të kandidates së PS/ Paralajmëron Ulsi Manja

Drejtuesi politik i PS në qarkun Lezhë, Ulsi Manja ka reaguar pas incidentit në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç. Ai tha...

Rriten çmimet për finalen e Final Four, bileta më e lirë 1000 lekë, më e shtrenjta 5000

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më...

Basti i Damian Gjiknurit: 9 mandatet në Vlorë i kemi të sigurta prej diasporës

Damian Gjiknuri, kandidati për deputet i PS në Vlorë, foli në Ditarin e mbrëmjes nga Loneta Progni në A2 CNN në lidhje me fushatën...

Lajme të tjera

Web TV