Frrok Çupi paralajmëron protestë të dhunshme: Në Tiranë po përgatiten me bishta lopate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi paralajmëron se nesër në Tiranë do të ketë një protestë të dhunshme. 3 marsi është njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha më shumë se dy javë më parë, si protesta e dytë kombëtare që do të mbahet në kryeqytet.

I ftuar në Abc News, Çupi është shprehur se nga informacionet që ka nga brenda PD, militantët e Tiranës po përgatiten për nesër me bishta lopatash e kazmash, ndërkohë që rrethet janë lajmëruar për protestë të dhunshme.

“Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde. Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatitur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

Edhe nëse ashtu, edhe nëse ashtu, protesta do të jetë e gatshme. Ata janë gati të bëjnë dhunë, jo protestë. Në të gjitha rrethanat, padyshim që nuk mund të ketë një vendim gjyqësor që të çregjistrojë Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e regjistruar, është legale, është ligjore”, theksoi ai.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV