Këshilli Kombëtar i Rithemelimit merr vendimin: Në zgjedhje futemi me koalicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Kombëtar i cili u mblodh pasdite ne sotme ka vendosur që në zgjedhjet e 14 Majit të futen me koalicion.

Këshilli ka miratuar Kryesinë e Rithemelimit që të përcaktohet skemën e koalicionit, që do të thotë se ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 14 Majit do të futet nën siglën e Partisë së Lirisë, apo partive të tjera aleate.

Ndërkohë, pritet që të mblidhet Kryesia e cila më pas do të vendosë nëse do të përdoret skema e 6 Marsit apo jo për mënyrën se si do të shkojnë në zgjedhjet vendore.

Gjatë fjalës së tij më herët ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me grupin e Enkelejd Alibeajt, duke i akuzuar si pengje të Edi Ramës.

Ai u shpreh se Rama i përdori deputetët e grupit të Alibeajt në vendimin më armiqësor ndaj pluralizmit politik, atë të vulës së PD-së.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama bëri gjithçka që mos të futeshin në zgjedhje, por theksoi se nuk do të bojkotojnë zgjedhjet dhe as Shqipërinë, por do të vijojnë të luftojnë.

Grupi i Berishës pritet që të depozitojë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.

Më 3 Mars, Gjykata e Apelit vendosi që çështja për vulën e PD-së të rikthehet për rishqyrtim në Shkallën e Parë, ku do të gjykohet nga një tjetër trupë. Kjo do të thotë se gjatë zhvillimit të një beteje të re gjyqësore, PD i mbetet grupimit të Alibeajt.

Me këtë vendim, Gjyakat e Apelit rrëzoi ankimimin e grupit të Berishës, depozituar nga Ivi Kaso, për mospranimin e ankimimit të grupimit të Alibeajt.

Alibeajt i lindi e drejta ligjërisht të regjistrojë Partinë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për t’u bërë pjesë e garës së Bashkive në 14 maj.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV