“The Guardian”: Të rinjtë shqiptarë pasi mbërrijnë në Britani shfrytëzohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Guardian” në një artikull të publikuar së fundmi është ndalur sërish tek emigrantët shqiptarë. Sipas “The Guardian” të rinjtë shqiptarëve pasi mbërrijnë në mënyrë legale në Britani, shfrytëzohen. Ndërsa shton se ata udhëtojnë drejt Britanisë për shkak të varfërisë dhe korrupsionit.

Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët (20%). Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.

Ardur (jo emri i tij i vërtetë), 25 vjeç, tha se nuk kishte dëshirë të linte prindërit dhe vëllezërit e motrat tetë vjet më parë kur mbushi 17 vjeç, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në fshatin e veriut shqiptar ku ai u rrit ishte kthyer në dhunë dhe nga frika se ai do të vihej në shënjestër, babai i tij pagoi që ai të kontrabandohej në MB.

“Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa – njerëzit janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha ai.

Gjithashtu ai ka treguar se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe shumë të rënda.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV