Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama është armik i egër i pluralizmit politik. Gjithashtu ai shtoi se së bashku me McGonigal kishte për qëllim të shkatërronte opozitën.
Ndër të tjera theksoi se PD ndahet përfundimisht nga dy pengjet që u përdorën nga Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Të dashur demokratë , mbështetës të PD, që ndiqni me interes këtë mbledhje e thirrur pas vendimit të Ramës si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij. Bashkë me MCGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një aleate. Nga shtatori i vitit 2021 deri më sot, PD kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët simptizantët , patën si yll rrëfimi idealet e tyre demokratike, idealet e lirisë dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e saj arritën të zgjedhin me votën e lirë, të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët. Nuk gjendet kurrë një rast tjetër kur një multimiliarder si Xhoxh Soros i cili ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile në Europë, rreth 19 mld dollarë. Për të promovuar ekstremin e majtë dhe forcave të majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta. Asnjë forcë politike si kjo e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin fuqinë e institucionit të FBI, kundër një force politike më pro perëndimore.
McGonigal i korruptuar , i paguar nga Edi Rama nërpërmjet Dorjan Duçkës, në disa aspekte mori në dorë, narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobvënësi i poshtër ndaj prokurorëv dhe gjykatësve për Vetingun.
Në veprimtari pati njerëzit më të afërt të Ramës, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin e Dorjan Duçkën. As në romanet e Markezit, skenarë të tillë nuk mund të gjenden, por kryeskenaristi ishte Edi Rama. Mafia në pushtetin e Ramës kishte hapësira të pakufizuara. Edi Rama është në hetim të thellë, është kufomë politike.
Nëse McGonigal u mor me shkatërrimin e opozitës, shqiptarët janë dëshmitarë se McGonigal dhe EdiGonigal në mënyrën më të paskrupuj, më të turpshme, shkelmuan çdo parim në një vend të lirë, në një vend partner.
Ne në të gjithë këtë proces kishim lirinë dhe vendosëm të kthejmë lirinë në partinë tonë që ato të rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk ndëshkon një popull se sa mungesa e votës së lirë. Kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote Edi Ramën. Sot PD pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës, ndodhet para një përgjegjësie të madhe për të dhënë përgjigjen e merituar Ramës.
Me vendimin e tij Rama u shërbye nga dy pengje, dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, u përdorën për të kryer veprime antikushtetuese. Ata janë vasalë të Ramës dhe i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. I lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjendet ndonjë autokrat ti ketë marrë në këtë mënyrë. U bënë në nnë kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike dhe e pret fati i McGonigal.
Këta dy persona nuk mund të kenë më asnjë lidhje me PD, por janë një histori turpi. PD ndahet në mënyrë më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë në krimin e Edi Ramës, të marrë peng të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin në armiqësor në këto 30 vite ndaj pluralizmit. Në këtë kontekst do të përcaktohet sonde qëndrimi përfundimtar ndaj tyre. Në këtë kontekst i bëj thirrje çdo demokrati, të mbështesë kandidatë të PD. Sot ka vetëm një PD dhe është partia e anëtarësisë së saj.