Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP”, Tan Brahimi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Aktori i humorit tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet.

Tashmë që nuk është më brenda shtëpisë së BB VIP, Tani ka nisur sërish të jetë aktiv në profilin e tij në “TikTok”, ku numëron shumë fansa.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë pyetur edhe rreth eksperiencës në BB VIP.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Në fakt Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal.

Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë.

Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata.

E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV