Kompania shqiptaro-ukrainase dhuron 260 pemë për Tiranën/ Veliaj: Hapësirë e re…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si simbol i jetës dhe i së ardhmes, kompania shqiptaro-ukrainase “Ukrartwoods” dhuroi 260 pemë për qytetin e Tiranës.

Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet, por edhe si shenjë mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin e qytetit të Tiranës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për ndihmën e ofruar për popullin e Ukrainës në këtë vit të vështirë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tashmë, në parkun e Liqenit të Farkës, ku u mbollën 260 pemë, do ketë një hapësirë kushtuar vetëm Ukrainës.

“Jam shumë i nderuar që një pjesë e komunitetit ukrainas, që jeton në Tiranë, bashkë me ambasadorin ukrainas, janë këtu te parku i Liqenit të Farkës, ku ne kemi gjetur një hapësirë për një park ose për një xhep të këtij parku të madh të Farkës për t’ia dedikuar Ukrainës. Kemi shumë miqësi dhe shumë binjakëzime të qytetit. I kemi dedikuar pjesë të qytetit tonë. Jam vërtet i nderuar që ky park i Ukrainës me 260 pemë të rritura që mbjellim sot, do të jetë një hapësirë e jashtëzakonshme e parkut të madh të Liqenit të Farkës”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Tirana nuk harron dhe se do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar këdo që ka nevojë, sidomos në ditë të vështira.

“Ukraina sot është në luftë dhe sigurisht që ka nevojë për municion, ka nevojë për armë, por unë besoj se ka nevojë edhe për ekonomi. Fakti që sot kemi një biznes ekologjik, që merr dru nga Ukraina, bën ndërtime prej druri, ndërtime organike, biologjike, që punësojmë edhe qytetarë të Ukrainës, unë besoj se është një mënyrë për të ndihmuar betejën për liri të Ukrainës, duke marrë dhe duke dhënë, e duke fuqizuar ekonomitë respektive. Kemi bërë në anën tjetër “Parkun Helen” dhe kemi bërë disa dedikime, “Parku i Pulias” që është në cepin tjetër. Ky park i Ukrainës, që do të ketë flamujt, do të ketë edhe aktivitete të ndryshme, duhet të jetë një kujtesë të përditshme e faktit se nuk harrojmë. Ndonjëherë fatkeqësitë janë për t’u lidhur dhe për t’u bashkuar me njëri – tjetrin”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Kreu i Bashkisë vuri në dukje faktin se Farka është kthyer në një “mushkëri” të dytë për Tiranën, teksa bëri me dije se shumë shpejt mbaron pista rreth e përqark parkut të liqenit.

“Një “mushkri”  është liqeni i Tiranës, që është konsoliduar shumë në 8 vitet e fundit, dhe ndërkohë liqeni i Farkës po mbaron të gjithë pistën. Po të shikoni, shtimi i pemëve do të na gjejë në një pranverë të lulëzuar dhe konturohet e gjithë kodra. Ndihem krenar që Tiranës i  japim një park të dytë gjigant. Qyteti do të ketë një “mushkëri” sa të jetë jeta. Më vjen mirë që është kjo shenja që lëmë. Është shumë kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku. Është shumë e vështirë të mbjellësh pemë. Mezi po pres. Besoj se në datën 21 mars do kapim atë targetin tonë të 1 milion pemëve të mbjella në Tiranë dhe pastaj kemi edhe 1 milion pemë të tjera deri në 2030. Të gjitha të numëruara, të gjitha të certifikuara”, tha ai.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen që po i jep Ukrainës në këto kohë të vështira lufte.

“Është një kënaqësi dhe nder për mua që të jem këtu me ju, me miqtë e Ukrainës, njërin nga miqtë më të mirë të Ukrainës, kryebashkiaku Veliaj, për të qenë pjesë e aktit simbolik të ditës së sotme, që i jep solidaritetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar, për Ukrainën. Jam ekstremisht mirënjohës për këtë. Faleminderit zoti kryebashkiak, faleminderit qeverisë shqiptare, popullit shqiptar për asistencën e madhe humanitare dhe mirënjohje speciale. Jam shumë mirënjohës për ditën e sotme, sepse e di që disa ukrainas janë bërë pjesë e këtij manifestimi simbolik për solidaritet dhe mbështetje”, u shpreh Ambasadori i Ukrainës.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV