“Kristi nuk do të dalë të martën”, ja çfarë po kurdis Sabiani

Sabiani është një nga 6 banorët të cilët hynë mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother Vip”.

Hyrja e tij “mërziti” paksa Kristin i cili ka filluar një romancë me vajzën e Sabianit. Edhe pse ky i fundit ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj “dhëndrit”, Kristit, si duket do të bëjë një “sakrificë” për të dashurin e vajzës.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë Sabiani tha se Kristi nuk do të dalë nga shtëpia ditën e martë. Kujtojmë se Kristi është në nominim me Oltën dhe Armaldon.

Por, çfarë di Sabiani që thotë se Kristi nuk do të dalë të martën? A mos vallë do të jetë Sabiani ai që do të dalë nga shtëpia duke bërë kështu të pavlefshëm nominimin e tre banorëve?

Sabiani: Kristi nuk do të dalë të mrtën. Ti s’do dalësh do rrish këtu. Pas të martës do ulemi, do të flaism.

Ndërkohë, kujtojmë se në rrjet po bënim namin koncerti i radhës i Sabianit i cili pritet të mbahet më datën 9 mars.

Kjo ka bërë që ndjekësit të mendojnë se Sabiani u fut në shtëpi vetëm për të “tensionuar”pak situatën dhe më pas do të dalë. Tani, se çfarë do të ndodhë nuk e dimë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektakëlin e ditës së nesërme.