Tragjedia me 57 të vdekur në Greqi, lihet në burg shefi i stacionit hekurudhor në Larisa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tragjedisë së përplasjes së trenave që shkaktoi vdekjen e 57 personave në Greqi, komisioni i posaçëm hetimor ka nisur këtë të hënë punën me analizën e shkaqeve që sollën tragjedinë në Tempi. Shefi I stacionit hekurudhor të Larisës Vassilis Samaras, është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ai ka paraqitur argumentet e tij para grupit hetimor dhe sipas dëshmisë ka dhënë se e nuk e kishte kuptuar gabimin e tij, duke i lënë gjërat të zhvillohen vetë, në një mënyrë fatkeqësisht tragjike. Gjatë dëshmisë 59 vjeçari ka pohuar se në bankën e të akuzuarve duket të ketë edhe punonjës të tjerë që duhet të ishin në punë në orën 23:00 të së martës së kaluar, por ishin larguar para kohe dhe lanë vetëm.

Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale të cilat parashikojnë 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Avokati i tij njoftoi se Samaras pranon pjesën e fajit që i përket, por jo përgjegjësinë për mungesat e pajisjeve dhe sisteme të sigurisë në hekurudhat greke.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra shefi i seksionit të trajnimeve në hekurudhat greke, i cili akuzohet se ka vendosur në detyrë Samaras pa qenë i aftë për ta bërë këtë, ndërsa emërimi i tij në këtë post ka marrë edhe përmasa politike, pasi është kryer me ndërhyrjen e një deputeteje të Partisë Konservatore që qeveris vendin këto 4 vitet e fundit. Po ashtu është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve edhe drejtori i stacionit të Larisës Dimitris Nikolaou që pak orë pas aksidentit tragjik, mori raport mjekësor për t’u paraqitur në punë. Hetimi po shqyrton nëse ai kishte caktuar më shumë se një punonjës në stacionin e Larisës natën e tragjedisë. Stacioni i Larisës përballon trafikun më të madh hekurudhor në vend, pasi është nyja më e madhe hekurudhore e Greqisë.

Lexo edhe :  U betua në emër të Maqedonisë! Edhe Bullgaria reagon ndaj presidentes Davkova

Ndërkohë në athinë studentët kanë protestuar sërish këtë të hënë për aksidentin tragjik me 57 të vdekur në Tempi.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV