Vrasësi i grave tremb dhe burrat, të dënuarit refuzojnë praninë e Hutrës në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi i tre grave në Tiranë Dan Hutra, është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në kryeqytet.

Mësohet se askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.

Lajmi për refuzimin e Hutrës, bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se:

“…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmagin dhe mos i binden udhërit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkëta…”.

Kjo situatë ka “detyruar”, drejtorinë e burgut të mbajë të izoluar dhe të vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër. Gjithashut edhe procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special.

Brenda këtyre 5 ditë të arrestimit të Dan Hutrës, nuk është interesuar asnjë nga të afërmit e tij dhe mbrojtësi ligjor.

Kujtojmë se Dan Hutra, është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi.

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën. Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psiqik të tij, për të mësuar përgjegjësinë mendore të tij.

Lexo edhe :  Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Dan Hutra, gjatë marjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve.

Të fundit

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Lajme të tjera

Web TV