Kylian Mbappe refuzon të flasë për të ardhmen me PSG, francezi paralajmëron largimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre ndaj Bayernit.

Bomberi francez pati një paraqitje mesatare në ndeshjen e dytë të 1/8-tës ku Bayern fitoi 2-0 në Allianz Arena për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.

PSG tani është larguar nga turneu në këtë fazë për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappe të “paaftë” për t’i frymëzuar ata drejt suksesit pasi refuzoi një lëvizje te fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, verën e kaluar.

Sulmuesi ka këmbëngulur se ai mbetet i përkushtuar ndaj PSG-së dhe tani do të fokusohet në mbrojtjen e titullit të Ligue 1, por nuk po tërhiqet nga pozicioni i tij afatgjatë në klub.

Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe nuk u tregua edhe aq konkret para gazetarëve.

“Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj do të shoh”.

“Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, ka thënë Mbappe.

Të fundit

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet...

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Lajme të tjera

Web TV