“PD s’do që të hyjë në zgjedhje”/ Elezi: 6 marsi u ka dhënë një shuplakë të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi, i ftuar në studion e NewsLine në Abc News, tha se nëse Lulzim Basha nuk firmos dokumentacionin e plotë të kërkuar nga KQZ sot, PD rrezikon të mos hyjë në zgjedhje. Teksa iu referuar deklaratës së Gazment Bardhit, Elezi tha se PD nuk është e interesuar që të hyjë në zgjedhje.

I pyetur nëse pret që Basha të dalë në skenë edhe të firmosë dokumentet e plota të kërkuara sot nga KQZ, ai tha se:

“Mund ta bëjë. Nuk po diskutojmë për njerëz të qëndrueshëm, janë të paqëndrueshëm dhe nuk mund të parashikosh sepse kanë mendje diabolike. Në të gjithë karrierën e tyre politike, atë që thonë s’e bëjnë nesër.”, tha ai.

Kujt i shërben mosreagimi i Bashës?

“Janë në një situatë të tillë, nëse futen në zgjedhje janë të dështuar. Janë të vdekur politikisht sepse 6 marsi iu ka dhënë një shuplakë të fortë. Po të futen me 14 maj, do të jetë vdekja e tyre politike dhe do të gjejnë të gjitha format për të mos hyrë më 14 maj. Deklarata e Bardhit mund të jetë një tentativë.”

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV