Celibashi i ‘prerë’/ Nëse Basha s’dorëzon dokumentacionin, PD s’regjistrohet në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

Gjatë një intervistë në emisionin “Top Story” ai tha se Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë.

“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton një emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrimi”.

Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës, shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

I pyetur, nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi tha: “Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse kodi zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Të fundit

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të...

Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

"Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur". Ky është mesazhi që ka dhënë sot për...

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë...

“Netanyahu është i çmendur”, amerikanët po ndryshojnë mendje për Izraelin?

Epitetet e zgjedhura nuk janë ato të leksikut diplomatik. "Një i çmendur", "një fëmijë që nuk di si të sillet", "ai bombardon gjithçka vazhdimisht". Këto...

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV