“PD sot nuk ekziston”/ Spahiu: KQZ duhet t’u ndalojë pjesëmarrjen në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Kreshik Spahiu thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk do të bëjë një koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhje, megjithëse nënvizoi se do ta ketë të vështirë që të regjistrohet.

“Padyshim që nuk do të respektohet. Unë jam i bindur, edhe në zgjdhjet e 2025-s nuk do të ketë një koalicion të LSI-së me Sali Berishën. Mendoj që Berisha do të shkojë i vetëm.

Unë mendoj që Berisha do ta ketë të vështirë edhe në këto zgjedhje të regjistrohet. Është një grupim, i cili po shkon drejt shkrirjes dhe shpërbërjes përfundimtare”, theksoi ai.

Spahiu shtoi se sipas ligjit të Republikës së Shqipërisë, PD nuk mund të ekzistojë pasi është në kaos dhe ka tre kryetarë.

“Mendoj se Partia Demokratike sot nuk ekziston. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i vlerësojë të gjitha partitë. Ligji për partitë politike përcakton qartë se si duhet të funksionojë dhe se si duhet të organizohet një parti.

Një grupim politik nuk mund të funksionojë në kaos dhe në anarki se konsiderohet veprimtari e paligjshme. Partia Demokratike është me tre kryetarë, Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha.

 Një parti me tre kryetarë, një parti me katër kuvende, një parti me pesë grupe parlamentare. Këtë nuk e lejon ligji i Republikës së Shqipërisë që e kanë votuar këta”,– tha Kreshnik Spahiu, duke shtuar se partitë politike që futen në zgjedhje duhet të jenë të barabarta e t’ia nisin nga zeroja.

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV