EMRI/ Plagosi rëndë me thikë një person, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Nelson Jazo, 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”\ njofton policia.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV