Zbardhet dëshmia e dytë e Rozeta Dobit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja Rozeta Dobi ka rrëfyer për hetuesit se ish-zyrtarja Alda Klosi, i kishte dhënë 10 mijë Euro si shpërblim për inskenimin e vjedhjes dhe ruajtjes në banesë të rreth 500 mijë Eurove. Në dëshminë e dytë, dhënë në datën 6 Shkurt dhe që Tv Klan e disponon të plotë, Dobi gjithashtu ka thënë se ish-zyrtarja e lartë i ka premtuar edhe një tharëse rrobash.

“Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 Euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 Euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej”, ka dëshmuar ajo.

Kjo dëshmi është dhënë nga sanitarja 3 ditë pas arrestimit të Klosit dhe Dobi ka identifikuar gjithashtu pasuritë e saj.

“Po kjo banesë ndodhet në katin e katërt, në krahun e djathtë të shkallëve. Apartamenti është 2+1, dhe ka këtë përshkrim brenda, sapo hap derën e jashtme hyn në sallon, i cili përball ka një ballkon dhe në të majtë sapo hyn ka kuzhinën. Deklaroj se te ky pallat kanë edhe një garazh makine. Këtë fakt e kam mësuar nga biseda me Altinin, i cili më kishte thënë se Alda kishte marrë ca shishe me verë në garazh”.

Sipas sanitares, Klosi dhe ish-bashkëshorti i saj kishin porositur një banesë të Kodra e Diellit dhe posedojnë një shtëpi private në Vuno, për të cilat Prokuroria po kryen verifikime.

“Më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk më është thënë se ku dhe si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në të. Më është thënë se kishin një shtëpi private në Vuno. Rreth këtij fakti deklaroj se bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë. Pas ndarjes me Aldën, ai më ka më thënë se Alda më do të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi”.

Disa javë më parë, Alda Klosi dhe sanitarja e saj Rozeta Dobi, të dy të arrestuara, u ballafaquan në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo edhe :  Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Klosi, ndaj të cilës janë ngritur 3 akuza ajo e “Pastrimit të parave”, “Mosdeklarimit të pasurisë” dhe “Deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore” i konsideron deklarimet e Dobit të gënjeshtërta.

Të fundit

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Lajme të tjera

Web TV