Goleadë në Olimpico/ Roma mposhtet nga Sassuolo, Kumbulla ndëshkohet me karton të kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma e nisi shumë keq ndeshjen me Sassuolon (3-4) në kuadër të javës së 26-të të Serisë A. Verdhekuqtë, që vijnë në këtë përballje pas dy sukseseve radhazi, me Juven në kampionatin dhe Betisin në Europa League, patën që qasje si amatorë në minutat e para të sfidës.

Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë (13’ dhe 18’), duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve.

Në rastin e parë, gjithçka nisi me humbjen e topit në mesfushë, me lojtarin e Sassuolos që ndjek aksionin dhe shënon me portën thuajse bosh.

Edhe në momentin e golit të dytë, mbrojtja e Romës është e paaftë për të larguar topin, duke i dhënë mundësi Loriente të dërgonte sërish topin në rrjetë.

Kundërpërgjigjja e Romës erdhi në të 26-tën me Zalewskin, që goditi fluturimthi dhe me ndihmën e fatit e çoi topin në rrjetë.

Gafat e Romës në këtë fraksion nuk kanë të mbaruar. Në minutën e tretë shtesë, Marassh Kumbulla, i përzgjedhur titullar nga Mourinho, bën një veprim antisportiv dhe kryesori, pasi sheh pamjet në sistemin VAR e ndëshkon shqiptarin me karton të kuq dhe sinjalizon për 11-metërsh në favor të Sassuolos, që shndërrohet në gol nga Berardi.

Sapo nisi pjesa e dytë, Dybala shpiku një gol fantastik, me një goditje të kalibruar, duke dhënë përshtypjen e rihapjes së ndeshjes.

Gjithsesi, në minutën e 75-të Pinamonti shënoi golin e katërt të Sassuolos, që “ua preu” këmbët futbollistëve të Romës.

Në minutën e pestë shtesë Wijnaldum ngushtoi diferencën në 3-4, por nuk pati më kohë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Të fundit

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

Lajme të tjera

Web TV