Masakër brenda familjes/ Burri vret gruan, tre vajzat dhe veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rënde ka ndodhur ditën e sotme në Zvicer.

Pesë anëtarë të një familjeje u gjetën të vrarë brenda shtëpisë së tyre të djegur.

Sipas policisë autori i dyshuar thuhet të jetë babai, i cili pasi vrau gruan dhe tre vajzat e tij më pas u vetëvra.

Siç njoftoi Policia e Kantonit Bo, “pas dy ditësh hetime intensive, skenari i një drame familjare është më i mundshmi sipas prokurorit përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesve”.

Policia dyshon se babai qëlloi dhe vrau fillimisht gruan dhe më pas tre vajzat e tij përpara se të vriste veten.

Trupat e anëtarëve të familjes që jetonin atje babait 45-vjeçar, nëna 40-vjeçare dhe tre vajzat e tyre, të moshës 5, 9 dhe 13 vjeç u gjetën në rrënoja.

Shtëpia që u përfshi nga flakët ndodhet në Yverdon-les-Bains, një qytet në brigjet e liqenit Nechatel.

Vlen të theksohet se secili prej viktimave kishte plagë plumbash.

“Një armë u gjet pranë babait, i cili mund të jetë autori i katër vrasjeve të tjera para se ai të vriste veten”, tha policia, e cila e përjashtoi “përfshirjen e një pale të tretë”.

Ndërkohë, shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por policia foli për “prezencë të një sasie të madhe benzine në dhoma të ndryshme të shtëpisë”.

 

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV