Më shumë gra në biznes/ Ekspertët: U shtuan duhet mbështetje për sipërmarrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithnjë e më shumë gratë ne vendin tonë po kërkojnë të përfshihen në biznes, duke ndërmarrë sipërmarrje te reja.

Kjo përfshirje është parë më së shumti në fushën e shërbimit dhe prodhimit. Përqindja e grave pronare është më e lartë në ndërrmarjet e vogla me 1 deri në 4 të punësuar.
Por pavarësisht kësaj, pandemia pati një ndikim ngadalesues të  fuqizimit të grave në biznes.
Sipas Instituti të Statistikave 24.1% e ndërrmarjeve ne vitin 2021 kishin pronare ose administratore femer, me një renie prej 1.4 % ne raport me vitin e mëparshëm.

“Në pandemi u goditën shumë gratë në biznes pasi le të themi që gratë që kanë një biznes, nuk kanë një biznes të madh apo të mesëm, madje shpeshherë nuk kanë as një biznes të vogël por por hyjnë në mikronjësi.

Pra janë administratorë të një mikronjësie ku mund të punësohen 3-2 punonjës dhe pandemia goditi pikërisht mikronjësitë dhe ndaj kemi një përqindje më të ulët”, thotë ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.

Ndonëse idetë mund të jenë të shumta, hapja e një biznesi të ri kërkon financim. Ndaj ekspertja e ekonomisë thotë se është e rëndësishme mbështetja nga qeveria për të ndihmuar sipërmarrëset e reja.

“Forma e parë dhe më e mirë do të ishte ndihma me grante me qëllim që ai plani i biznesit që ka një grua të zhvillohet dhe të behët real. në pamundësi të një granti do të ishte mirë që shteti të ofronte lehtësira fiskale të paktën ne vitin e parë të hapjes së biznesit ose një alternativë tjetër do të ishte që shteti të hynte garant ne marrjen e kredive për biznes ose akoma dhe më mirë me një interes të ulët”, shpjegon Radonshiqi.

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Mbështetja e grave në biznes por dhe e çdo të riu që kërkon të futet në botën e biznesit, ndikon në uljen e papunësisë. Në Shqipëri numri më i madh i sipërmarrësve dhe administratorëve femra është në Tiranë me 32.2% të totalit dhe me i ulëti në Berat me 15.5%.

Të fundit

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

Lajme të tjera

Web TV