Taulant Seferi vijon shkëlqimin në Ukrainë, sulmuesi shqiptar shënon sërish me Vorsklan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Seferi është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi nga Kumanova u bë protagonist dhe në ndeshjen e 17-të, mes Veres dhe Vorskla. 26-vjeçari realizoi në të 25-ën golin e avantazhit, me një goditje me të djathtë, nga një pozicion diagonal me portën. I shtati gol për Seferin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin kuqezi, i cili ndëshkoi një javë më parë dhe Zoryan. Forma e mirë e Seferit është një lajm i mirë, pasi sulmuesi do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë kualifikuese, që do të luhet në 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë.

Sulmuesi u transferua në verë nga Tirana drejt Ukrainës, me ekipin e Vorskla që pagoi tek kampionët e Shqipërisë 500 mijë dollarë. Me golat e shënuar, Seferi e ka shpërblyer besimin e drejtuesve, me 26-vjeçarin që është dhe shënuesi i katërt i kampionatit.

Të fundit

Procesi/ Votat e diasporës në rrezik, pas PS-së edhe PD ngre alarmin për parregullsi

Votimi nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 po shoqërohet me probleme serioze që, sipas Partisë Demokratike dhe...

Franca zbulon depozitën më të madhe të hidrogjenit që mund të ndryshojë ekonominë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në qytetin Folschviller të Francës mund të ndryshojë të ardhmen e energjisë në botë. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar një depozitë...

Lëvizje e papërfillshme e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 1 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë. Euro do të...

1 Maji, Dita e Punëtorëve, Kujtesë e Luftës për Dinjitet dhe të Drejta

Sot, më 1 Maj, bota shënon  Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një datë me rëndësi historike që shënon përpjekjet, sakrificat dhe solidaritetin e klasës punëtore...

Kujdes! Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, e cila do të hyjë...

Lajme të tjera

Web TV