Monedha e huaj në pikiatë/ Euro bie në nivelin më të ulët të vitit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro e ka nisur edhe këtë javën me rënie dhe ka zbritur për herë të parë për këtë vit poshtë kufirit të 114 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë, vlera më e ulët i vitit 2023.

Kursi i këmbimit të euros po i afrohet sërish niveleve më të ulëta historike, që u shënuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Më datë 28 dhjetor 2022, euro preku edhe nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin e 112.83 lekëve.

Ekspertët e kursit të këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të euros gradualisht ka rikthyer tiparet e pjesës së fundit të vitit të kaluar, të karakterizuar nga një kërkesë e dobët për euro, të ndërthurur me një ofertë konstante dhe të kënaqshme të monedhës europiane.

Kjo situatë po sjell një rënie të vazhdueshme të euros në kursin e këmbimit me lekun. Pas gjysmës së dytë të muajit nëntor, kërkesa për euro në tregun valutor shqiptar u tkurr nga ndërprerja e importeve të energjisë elektrike.

Kjo situatë i dha një goditje të mëtejshme kursit të euros, që gjatë vitit 2022 kishte shfaqur një tendencë të mëtejshme rënëse, pavarësisht blerjeve të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, të vlerësuara në rreth 400 milionë euro.

Një faktor tjetër që e ka ulur më tej kërkesën për euro, sipas ekspertëve, mund të ketë qenë kryerja e blerjeve të përqendruara të valutës në fund të dhjetorit, duke përfituar nga kursi shumë i ulët.

Sipas tyre, shumë biznese mund ti kenë kryer paraprakisht blerjet për nevojat e tremujorit të parë, duke bërë që kërkesa në vazhdim të bjerë.

Potencialisht, një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend.

Lexo edhe :  Nis vjelja e tarifës doganore 10% edhe për Shqipërinë/ Mundësi për tregje të reja në BE

Norma bazë e interesit ka arritur në 2.75%, nga 0.5% që kishte qenë një vit më parë.

Transmetimi i kësaj rritjeje në tregun financiar ka sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të kreditimit të ekonomisë, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, edhe deficiti buxhetor vitin e kaluar pësoi rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë.

Në teori, tkurrja e ofertës së lekut mund të ketë ndikuar gjithashtu në mbiçmimin e monedhës vendase.

Ekspertët besojnë se ndoshta gjatë muajve në vazhdim mund të ketë një shtim të stimulit fiskal, edhe për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve vendore në muajin maj.

Por, përvoja ka treguar se periudhat parazgjedhore shoqërohen edhe me shtim të ofertës së euros në tregun valutor, ndaj ndoshta as zgjedhjet vendore mund të mos kenë një efekt të rëndësishëm në drejtim të zhvlerësimit të lekut.

Faktor tjetër në favor të forcimit të lekut mund të ketë qenë edhe përmirësimi i bilancit tregtar në fillim të këtij viti.

Për muajin janar deficiti tregtar u ul me 19.4% krahasuar me një vit më parë dhe me 70.3% krahasuar me dhjetorin.

Ndërkohë, të dhënat e tërthorta që lidhen me turizmin janë gjithashtu mjaft pozitive. Për muajin janar, hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vazhdim, efekti i turizmit në prurjet valutore pritet të rritet gradualisht dhe në mungesë të faktorëve të tjerë balancues gjasat janë që kjo të sjellë një rënie të mëtejshme të kursit të euros. Monitor

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV