Mimoza Paja është banakierja 58-vjeçare e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë deklaruar se Paja dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës dhe të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen.
Për Klan News ka dhënë një prononcim dhe fqinji i viktimës i cili është shprehur se 58-vjeçarja punonte për të siguruar bukën e gojës si banakiere në lokalin që u bë shënjestër e atentatit.
“Hallexheshë, punonte për copën e bukës. Ka pasur vetëm një vajzë, djali i jetonte diku tjetër me qira. Jetonte vetëm me gocën e vogël. Ajo ishte punëtore mbi të gjitha”, u shpreh fqinji i saj