Axhenda/ Borrell e Varhelyi nesër vizitë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars.

Vizita është parë si një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si edhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Pas Tiranës, Shkupi do të jetë ndalesa e radhës e Borrell, i cili në kete vizitë shoqërohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Diten e neserme, përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga kreu i qeverisë. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell,
Kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pasdite, HR/VP Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një shkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit

Njoftim me rëndësi: këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën...

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur

Me dhimbje, lajmërohet ndarja nga jeta e gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi, në moshën 84 vjeçare. Për shumë vite, Furxhi ka lënë...

Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në segmentin rrugor Pukë-Shkodër. Burime bëjnë me dije se dy...

“Bëhuni hidraulikë! Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë avokatët dhe…”

Ish-punonjësi i Google, Geoffrey Hinton, është në një mision për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të inteligjencës artificiale (IA) – pavarësisht se ndihmon në...

Shoferi “rrëzon” Veliajn në gjykatë! U pushua nga puna se nuk mbrojti administratoren

Një incident në zyrat e Njësisë Administrative Nr. 11 në Tiranë në Dhjetor 2017 do të kthehej në fillimin e një beteje ligjore që...

Lajme të tjera

Web TV