Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së pranverës.

Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur ‘gjallë’ për shekuj këtë festë.

Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në Shqipëri, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars. Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë ndërsa amvisat përgatisnin Ballokumet.

Legjenda e Ditës së Verës

Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të Elbasanit. Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Tani është bërë festë kombëtare. Kjo festë është bërë e njohur edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë.

Të fundit

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

Lajme të tjera

Web TV