Eksperti i kriminalistikës: Vrasësit profesionistë kanë emigruar, ngelën vetëm amatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja rreth atentatit në Don Bosko ku viktimë mbeti një grua dhe u plagosën 5 të tjera.

Karamuço ka treguar lidhur me teknikat teknikat e gjuajtjes dhe armët e përdorura në këtë atentat, ku theksoi se kallashnikovi është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë.

Sakaq ai ka treguar edhe një mesazh që ka marrë nga një i burgosur i cili i ka treguar se në Shqipëri kanë mbetur vetëm amatorë dhe se profesionistët janë larguar jashtë vendit.

“Kallashnikovi ka një problem natën, është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë. Ka 600 raunde në minut, 710m/s e ka shpejtësinë plumbi. Ti merr shënjestër në vendin e parë e pastaj vetëm mbyll sytë dhe nuk e di a e kanë parë këtë vajzë që lëvizte në bar. Një mesazh që më vjen këtu, personi nuk është i lirë por s’kemi pse, mirëmbrëma ka informacione se vrasësit profesionistë kanë emigruar këtu kanë ngelur amatorët. Është fatkeqësi për ta thënë por po na bëjnë dëm këta amatorë”, tha ai te ‘Top Story’.

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV