Kallëzimet mbi abuzimet me pronat e ushtrisë/ Meçollari paraqitet sërish në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është paraqitur sërish këtë të mërkurë (15 mars) në SPAK brenda një jave.

Sipas informacioneve paraprake, Meçollari do të japë shpjegime lidhur me kallëzimin që ka depozituar në mars të 2021 ndaj disa zyrtarëve të lartë, ish-shefin e  Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçakun, ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçkën dhe Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begajn, për abuzimet, sipas tij, me pronat e ushtrisë.

Meçollari u paraqit edhe më 9 mars në organin më të lartë hetimor. Po ashtu, më 9 mars, në të njëjtën ditë me Meçollarin në SPAK u paraqit dhe deputeti Kollçaku, i cili qëndroi përreth tre orë brenda Prokurorisë së Posaçme.

Pas Kollçakut, në SPAK u paraqit më 13 mars dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë.

Në një prononcim të shkurtër për media, Ministrja u shpreh se u thirrur nga SPAK pas akuzave të opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.

Denoncimi nga Meçollari u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat, sipas tij, i janë dhënë privatit jashtë kritereve ligjore.

Të fundit

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

E pazakontë në Angli! Temperaturat kanë ndryshuar si kurrë më parë

Një alarm shëndetësor për nxehtësinë është lëshuar në të gjithë Anglinë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit...

Kur do vijë fundi i Ramës në PS? Përgjigjja që dha sot gjatë festës

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin që ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk...

Tirana nuk ndryshon “stil”, ndahet sërish nga trajneri Shkëmbi

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. “Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF...

Lajme të tjera

Web TV