Kaos institucional, PD nuk regjistrohet pa firmën e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirian Celibashi, refuzoi të regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai kërkoi plotësim të dokumentacionit, por nga PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili është kryetar i komanduar nga një kryetar i larguar, nuk dërgoi asnjë material shtesë. Përfundimisht PD-së i mbetet ankimi në KAS dhe më pas edhe në Kolegjin Zgjedhor.

Komisioneri Ilirian Celebashi vendosi dje që të mos regjistrojë Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh. Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësua se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton ende si kryetari i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kërkesa e grupit të Alibeajt u rrëzua nga Komisioneri pasi ajo nuk ishte nënshkruar nga kryetari Basha, por nga i deleguari i tij në këtë post, gjë që sipas Celibashit nuk është e ligjshme. “Meqenëse nga momenti që ne kërkuam një dokumentacion të plotësuar nga ana e PD që të përmbushte kushtet të regjistrohej dhe mmeqenëse nuk ka asnjë dokument tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë si në seancën e shkuar dhe mendoj të japim gjykimin tonë për këtë çështje. Në vlerësimin ligjor të këtij dokumentacioni ka disa fakte të mbështetura në ligj dhe disa jo”, tha Celibashi. Ai tha se ligjërisht nuk qëndron pretendimi që Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. “Legjitimitetin e plotë e ka pala që mban firmën e Bashës ose personave të autorizuar prej tij. Deklarata solemne duhet të jetë e firmosur nga vetë Basha, por ajo është firmosur nga Alibeaj. Deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Paraqitja e këtij dokumenti është kusht për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Si shembull sjell këtu zgjedhjen e presidentit. Presidenti megjithëse zgjidhet nga kuvendi nuk ushtron detyrën pa bërë betimin. Të njëjtën gjë mban dhe deklarata solemne. Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë pas autorizimit të bërë nga Basha në 2022. Deklarata solemne duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari. Këtë e thotë dhe neni 64. Ky angazhim është përgjegjësi e kryetarit dhe nuk mund të transferohet. Si solemniteti që kjo deklaratë ka dhe urdhërimi nuk mund të delegohen”, tha ai. Sipas tij, në zyrën e regjistrimit të partive nuk është bërë depozitimi i dorëheqjes së Bashës dhe akti për ushtrimin e detyrës nga Alibeaj. “Në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit, unë mendoj që kërkesa e PD për tú regjistruar nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve”, u shpreh Celibashi.

Lexo edhe :  Shqipëria ngjyroset rozë!/ Vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Reagimi pas vendimit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur për gazetarët pas vendimit për të rrëzuar kërkesën e grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje. Celibashi u shpreh se e kupton shumë mirë faktin se partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjsë në zgjedhje, por jo në kurriz të shkeljes së dispozitave ligjore. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara dhe sa e kanë shkelur syrin të tjerët që kanë qenë në këtë detyrë. Ky rast nuk lë vend për interpretim. Qëndron edhe ajo që ju thatë që ka pasur të gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e kësaj çështje. E kuptoj shumë mirë faktin që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por jo me çdo çmim sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit. Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po jap një të dhënë. Të gjithë kryetarët e partive politike që janë regjistruar deri tani, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë, edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar persona të tretë për të paraqitur dokumentacionin për regjistri”, tha Celibashi. Ai nënvizoi se ky dokument mund të nënshkruhet edhe nga një person i autorizuar. “Zgjedhja ime si komisioner ka ardhur si rezultat i dakordësisë i partisë që qeveris, opozitës, pra PD dhe LSI në atë kohë. Nëse nuk do ishte ky konsesus nuk do kisha ardhur në këtë detyrë”, deklaroi Celibashi.

 Vendimi i Celibashit

 Reagon Gazment Bardhi: Nuk meriton respektin tonë

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, i cili nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, reagoi edhe Gazment Bardhi, sipas të cilit, asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. “Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.”, u shpreh në reagimin e tij Gazment Bardhi.

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV