16 Mars 2014/ Krimea vendos në një referendum të diskutueshëm ribashkimin me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një referendum i diskutueshëm mbi statusin e gadishullit të Krimesë, u mbajt nga Republika Autonome e Krimesë dhe nga qeveria lokale e Sevastopolit, ku gati 97 përqind e pjesëmarrësve u shprehën në favor të integrimit në federatën ruse, duke u shkëputur në një mënyrë të njëanshme nga Ukraina.

Siç mund të pritej Republika e Krimesë u njoh po atë ditë nga Moska, që pak javë më parë kishte realizuar aneksimin de fakto të gadishullit duke dërguar fshehurazi trupat e saj, apo ndihmuar me armë separatistët pro-rusë. Faktori ndërkombëtar e dënoi ashpër këtë farsë të organizuar nga Kremlini, duke u shprehur se nuk mund të realizohej një referendum në ato kushte sigurie.

Trembëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, votuan në favor të një rezolute që e shpallte referendumin të pavlefshëm, por Rusia vendosi veton ndaj saj, në një kohë që Kina abstenoi. Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua më vonë, me 100 vota pro, 11 kundër me 58 abstenime, që e shpallte referendumin e pavlefshëm dhe ripohonte integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë teksa po hyn në vitin e tij të katërt, konflikti në Ukrainën Lindore, mund të konsiderohet i ngrirë, në kushtet kur nuk ka asnjë përparim domethënës në dialogun për arritjen e një armëpushimi, apo negociatave të tjera për zgjidhjen e krizës. Megjithatë luftimet sporadike vazhdojnë, dhe deri më sot llogaritet të kenë humbur jetën mbi 10 mijë njerëz.

Në fakt deri në vitin 1954, Krimea ka qenë pjesë e Rusisë, kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov vendosi që gadishulli të kalonte nën varësinë e republikës së Ukrainës. Largimi nga orbita e Mokës dhe synimi i Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, e alarmuan Moskën, që aktivizoi me shpejtësi rusët etnikë në Ukrainë për të shkaktuar trazira dhe kërkuan shkëputjen nga Kievi.

Lexo edhe :  Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Lufta Civile në Siri, ISIS-i dhe terrorizmi i lidhur me radikalët islamikë, si dhe kriza e emigracionit në Europë, e kanë zhvendosur vemëndjen e Perëndimit ndaj këtij problemi, me përjashtimin e dukshëm të SHBA-së që vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje të sofistikuara ushrarake.

Kalendar

16 Mars 597 P.E.S– Babilonasit pushtojnë Jeruzalemin, dhe zëvendësojnë Jehojakinin me Sedekiasin si mbret.

16 Mars 1935 – Hitleri shkel marrëveshjet e Versajës, duke dhënë urdhër për ri-armatimin e Gjermanisë.

16 Mars 1968 – Lufta e Vietnamit:Trupat amerikane në Vietnam, masakrojnë 350- 500 fshatarë Vietnamese në My Lai.

16 Mars 1988 – Qyteti kurd i Halabjas në Irak, sulmohet me gaz helmues dhe agjentë nervorë sipas urdhrit të dhënë nga udhëheqësi irakian Sadam Husein, duke vrarë mbi 5000 njerëz dhe duke plagosur rreth 10.000 të tjerë.

16 Mars 1998 – Papa Gjon Pali II, i kërkon ndjesë Zotit për pasivitetin dhe heshtjen e disa katolikëve gjatë Holokaustit.

2006 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.

 

 

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV